01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PROSA

HIQMET MEÇAJ

TA 10010 98

U dëgjua një fësh fësh nën derë. Asgjë tjetër.

Nameti shkoi dhe gjeti një letër. Ishte një letër e zakonshme brenda një zarfi

me vija blu.

Ja çfarë shkruanin në të me shkronja kompjuteri times new roman: "Je i

vetmi njeri i ftuar. Të pret trami 10010. Do të shohësh shfaqjen më të bukur

të jetës tënde atje ku do të shkosh".

Mund të rrinte Nameti i ftohtë para një ftese të tillë, megjithëse të dyshimtë,

megjithëse pa nënshkrim? Mund të ishte edhe kërcënim, sidomos këtë orë të

thyer të mesnatës, kur shumica flinin. Po kush ta kërcënonte? A ishte

Nameti një njeri i rëndësishëm sa të merreshin aq seriozisht me të për ta

zhdukur një mesnatë të bukur maji, në tramin TA 10010?

U nis nëpër erë e shi. Vërtetë e priste TA 10010. U hapën dyert dhe hyri

brenda. Nuk pa kush vallëzonte e këndonte, pa vetëm se brenda tramit bëhej

një festë e vërtetë. Iu kujtua fraza në ftesë: "do të shohësh shfaqjen më të

bukur të jetës tënde atje ku do të shkosh", ndaj nuk u habit aspak, kur pa se

ata që vallëzonin e këndonin ishin kukulla. Shkoi të pyeste tramierin, të

merrte vesh ku do të shkonin, ç'duhej të bënte ai, një njeri me mish e me

kocka, në mes të atyre kukullave vitrinash, që papritur i pa të gjalla, si të

ishin njerëz. Mirëpo edhe tramieri qe një kukull e vërtetë. Megjithatë ai e

kuptoi shqetësimin e Nametit dhe i tha me një zë të ftohtë si të kurdisur:

-Edhe trami është lodër, sonte të gjithë jemi lodra.

-Edhe unë?- pyeti Nameti.

-Të gjithë sonte jemi lodra,- tha tramieri.

Vetëm sonte, tha me vete Nameti. Mos vallë vetëm sonte?

U dëgjua zhurma e frenimit. Kukullat dualën jashtë.

-Ç'bëhet?- Pyeti tramierin.

-Po shtrojnë shinat për atje ku do të shkojmë. A nuk të thashë që sonte trami

është një lodër? Do të shkojmë diku ku nuk vijnë dot njerëzit.

Ta 10010 u nis përsëri. Përshkoi fusha e lugina, male e pyje, ku Nameti nuk

kishte shkuar kurrë. Një kukull me flokë të zinj, me një nishan të bukur mbi

buzën e majtë, i tha se quhej Ana dhe i kujtoi Anën e tij. Ajo do t'i thoshte

shumë gjëra të tjera, që Nameti nuk do t'i dëgjonte, se do të zhytej në

98 TA 10010 - numër trami

367

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!