01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndjerit u rreshtuan lart shkallëve të kishëzës. Shquva vëllain e të ndjerit dhe

mikun tim të ngushtë.

- Unë po afrohem në rresht të parë, - tha i treti, - jam kurioz të ndigjoj fjalët

e priftit.(ishte hera e parë që merrte pjesë në një ceremoni mortore katolike.)

– Në rregul, - i thashë, - por kujdes! Më pohoi habitshëm dhe u largua.

Nxorën nga kisha arkivolin, të shoqëruar nga të afërmit dhe prifti. Vëllai i të

ndjerit nuk reagonte fare; të linte përshtypjen se ishte mësuar me kësi

rastesh. Miku im i ngushtë qe skuqur spec; pritej t’i shpërthenin lotët. Prifti

kish marrë fjalën. Po e dëgjoja me vëmendje fjalën e Zotit; m’u dukën fjalë

lehtësuese e të mrekullueshme. Në këto çaste kam përshtypjen se të forcohet

besimi në Zot, e siç thonë: Të jep Zoti forcë.

Kishte pllakosur “heshtja e plotë”; vetëm fjalët e priftit ngjyrosnin heshtjen

e frikshme. Ndërkohë u kujtova për të pranishmit, se si shihnin njëri-tjetrin

(në kësi situatash): “Herët a vonë të gjithë do të takohemi në botën e Hadit”,

- thonin pa folur… “Edhe ti prift!”, – thashë unë nën zë.

Fjala e priftit mbaroi (e Zotit nuk mbaron kurrë). Prifti priu arkivolin me

shpurën e familiarëve duke i ndarë të pranishmit përgjysëm, të cilët pastaj u

vunë në rresht.

Po i afroheshim gropës së hapur (nuk mund të ishte larg); çova kryet nga

qielli, kuptova se gjithë ditën qielli kish patur ngjyrë varrezash…ngjyrë gri

në plumb të hapur e alumin të ndyrë.

Kishim mbërritur. Iu rrethuam gropës. Prifti mori fjalën përsëri, shkurt këtë

herë. Unë kisha në krah mikun tim, timonierin. “Sa i qet’ duket i vllai, - ia

bëri i habitur, - sikur t’ mos ket’ ndodh asgja!” U mbreha t’ i thoja se këta

natyra njerëzish, i përjetojnë thellë e më thellë situatat pa shprehur as më të

voglin ndryshim, por m’ u duk një shqyrtim mjaft i pavend.

Fjala e priftit mbaroi (e Zotit nuk mbaron kurrë), kapën arkivolin nga

dorezat e mandej nga litarët dhe e ulën poshtë. Në momentin që u lëshuan

litarët, ia nisi një shi i rrallë si breshër kokërrmadh. “Ja një shenjë që nuk e

di se ç’ është”, - thashë me vete. “Jam i sëmurë”, - pohova në heshtje. “Pah

ç’ditë e sëmurë! ”, - thashë me zë të lartë. Në çast, vërejta mikun tim të

ngushtë që po shkrehej në vajë. Mora t’i afrohesha. Iu gjenda pranë. E

përqafova. Pashë se ishin afruar edhe miqtë e tjerë. Kish ardhur edhe i ati. I

zgjata paketën e cigareve. Iu sul paketës, hoqi pak keq të nxirrte një cigare

sepse gishtat nuk i përgjigjeshin mirë; e ndezi dhe filloi ta pinte si i

babëzitur (nuk e pinte rregullisht). “Ça po të duhet cigarja!” – i tha i ati

gjithë merak e me zë kritik. Kishim ndezur të gjithë cigare. Tymi i cigareve

tona bashkohej në një mjegull të vetme, lagej nga shiu dhe përhapej në

eter…ishte e ardhmja jonë. Kur kishim mbaruar cigaret, ishte mbuluar edhe

gropa. “Pushoi edhe shiu!”, - tha ai që nuk kish folur fare (si gjithmonë); në

atë çast e vura re se kishte marrë çadër.

Të afërmit ishin rreshtuar për të përshëndëtur të pranishmit, nxitoi edhe

miku im i ngushtë. Ne ndenjëm në fund të rradhës. Para meje dallova

326

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!