01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Revista Haemus: Si e sheh tani fuqinë e vendlindjes mbi planet e tua

letrare? A janë Zhuri dhe Kosova një qendër e kujtimeve dhe e lëndës sate

letrare?

Riat Ajazaj: Pas studimeve në Universitetin e Tuebingenit vendlindja është

bërë pjesë e rëndësishme e lëndës sime letrare. Në njëfarë mënyre

vendlindja ime paraqet një version të Macondos. Larg një industrializimi të

mirëfilltë, me bestytninë e fortë të njerzëve, atë të menduar më shumë mitik

se sa racional, me historinë e gjatë të sundimeve koloniale që është pasuruar

më tej me kapitullin tragjik por të lavdishëm të luftës së fundit me Serbinë

(1998-1999), me traditën e rrëfimit gojor, folklorin tejet të pasur, që ka një

ngjyrim oriental dhe që me siguri është ndër më të pasurit e më interesantët

në Europë.

Kur kam qenë fëmijë dhe i ri, axha im, ndjesë pastë, që ka qenë hoxhë me

profesion, dilte te guri i shpisë dhe bënte muhabet me kalimtarët. Meqë

shtëpia e tij ndodhej në qendër të katundit dhe afër xhamisë, aty, te guri i tij,

ndaleshin shumë të njohur e miqë të tij dhe flisnin sa për ngjarje banale aq

edhe për ngjarje të rëndësishme, sa për ngjarje lokale aq edhe për ngjarje

globale. Fëmijët dhe të rinjtë më shumë ndëgjonin, të ulur anash ose duke

rrijtur në këmbë. Kështu në atë shesh të vogël përftoheshin histori të

ndryshme mbi jetën dhe botën, që në atë rrëfim grupor ishte i prirur t’i

tërhjekë bjerrakohësit (publikun).

Në vitin 2002 shkrimtari spanjoll Juan Goytisolo u foli studentëve të

Tuebingenit për një traditë gojore të rrëfimit në qytetin e Marrakeshit

(Marok). Në atë qytet njerëzit mblidhen dhe tregojnë rrëfimet e tyre në mes

të qytetit, sipas një rregulli dhe tradite shekullore. Kjo traditë e

mrekullueshme mua m’u duk e ngjashme me atë të feminisë dhe rinisë

sime. Le që ajo anë ka edhe një traditë të shkruar letrare. Poeti i madh Pjetër

Bogdani vjen pikërisht nga ajo zonë, nga një fshat i vogël matanë Drinit.

Edhe gjuha e tij ka mbetur e gjallë aty. Ai shkruante për Peshtrikun, si për

një mal të shenjtë ku banojnë zotnat, një gjë që do ta ketë shtyrë vet Gjergj

Fishten të marrë një pozë me shikim nga maja e Pashtrikut.

Kur shkruaj pranë kompjuterit, ndonjëhërë më duket vetja si i ulur në gurin

e moçëm të shpisë, ndërsa përanash më rrijnë kalimtarët e fëminisë.

Revista Haemus: Si ka qënë takimi yt i parë me botën studentore dhe

letraro-artistike të Prishtinës? A kishte tubime letrare dhe mundësi që një

shkrimtar i ri të niste ngjizjen e nje vepre?

Riat Ajazaj: Në Prishtinë fillimisht kam qenë student i juridikut. Kështu që

jam ndjerë më shumë si jurist. Më vonë, më duket pas dy vitesh, kam

399

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!