01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

eshtrat ilirikë fosilizohen në kristal

s’duhen shkenca as akademi për t’i parë

frymojnë frymën e të parëve, nderin e baballarëve

a nuk është ironike ti shtypës, thundërzi

gjakatar i un-it tim, ti shpirtzi

tankset e topat tu qysh në uzinat “bekuar”

nga misionarët spërkatur me hijeshi,

fort mirë besa, sa mrekulli

ndërsa grykëhollën time paskan “mallkuar”

sa të çuditshëm shërbëtorë perëndie, ata sojlinj!

Dhe shih muret e kullave - kanavac qëndrese

façadat e kësaj dite art i kulluar janë, barbar

e sheh pra - art i brushave të Diellit

mëngjesor, i kësaj përflakjeje

art i rilindjes, i qëndresës, i besës dhënë nënëlokes

për qumështin, për djepin, për ninulën… për tokën

ku kam lindur dhe do mbroj nderin të shuhem -

besë qe e njeh gjithë bota, gjithë kontinentet

anembanë të gjithë mbretërit, e ti barbar s’deshe

por do ta njohësh sot, të betohem në këtë ditëbardhë

të mëdhenj e të vegjël do i kesh

si për t’u bindur se ç’rrisin djepat shqiptarë;

ke parë çerdhe shqiponjash ndonjëherë, barbar?

Do i shohësh sot… ja Mic Sokolat

nëpër istikame gjithkah do i kesh, besëlidhur

mes këngësh, mes zjarresh, mes tytash

me dhëmbë plumbat t’i ndalin, flijohen

bëhen një me dheun, prapë i mprehtë

është, vigjëlim shqipesh është, frëngjive shekullore

në logje mejdani, në fushëbetejë

kolona cep më cep Iliridës, krenari arbërore

– dhe dëgjo, ti vrasës karpatesh, dëgjo,

do kthehem në çelik sot, do shkrijë shkëmb

të të përpijë toka, të të dridhet nën këmbë

xhamadanin do bëjë parzmore titaniumi,

dhëmbët plumba argjendi, projektilë termosenzorë

ndoshta, të të ndjekin për majëtyte

të të ngulen në bebzë, as dhe një t’mos shkojë huç

vargonjtë do i këpus copë-copë njëherë e përgjithmonë!

216

VIII.

Eh, ju mjeranë,

ju vrastarë, si nuk e shihni fundin

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!