01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ndryshe, për të përjashtuar të tjerët duke u bërë më pas i përjashtuar prej

tyre?

Por kjo është një çështje e rëndësishme që duhet trajtuar në një esé të tërë.

Që Sizifi lidh me zinxhirë vdekjen, në rregull, dëshiron të jetë i pavdekshëm

edhe vetë, pra t'u ngjajë perëndive. E bën këtë edhe për të tjerët, për të gjithë

njerëzit? Cili motiv e shtyn? Është ngasje e brendshme e vetvetes për

vetveten, apo për vetveten dhe të tjerët? Cilëndo nga të dyja të pranojmë, në

asnjë rast nuk do të vërejmë se veprimi i Sizifit është absurd, shterp dhe pa

fryt. Revolta ndaj një vullneti sipëror për të ndryshuar diçka, nuk është

asnjëherë veprim absurd, edhe nëse nuk arrin të plotësohet si kryerje.

Mirëpo vështirë të pranojmë se ai e kryen këtë veprim edhe për të tjerët,

sepse sipas mitit, të cilin e solla në fillim, Sizifi është njeri plot vese që

dëmton të tjerët. Ai dënohet të mos kryejë në skëterrë atë punë që e kreu në

jetë, me anë të së cilës dëmtonte të tjerët. Edhe vdekjen, sipas kësaj logjike,

ai e mbërtheu vetëm për vetveten, që të kthehej përsëri në jetë, ku bartja e

gurit do të përfundonte me ndërtime muresh, ndarës të njerëzve, pengesë

qarkullimi të lirë, me qëllim përfitimi e plotësimi të dëshirave të mbrapshta

që i mbulonin shpirtin.

Dhe në librin "Fjalor i mitologjisë", me autor Todi Dhama (Shtëpia Botuese

"8 Nëntori", Tiranë, 1977), në faqen 221-222 Sizifi përshkruhet kështu: "Të

gjithë poetët e vjetër e tregojnë si vjedhës, gënjeshtar dhe dinak". Kurse

më tej vazhdon: "Shkaqet për të cilat qe dënuar Sizifi, Homeri nuk i

tregon, kurse autorë të mëvonshëm japin versione të ndryshme (Sizifi qe

dënuar kështu, sepse tregoi planet e perëndive, ose sepse grabiste

udhëtarët, ose se i tregoi Asopit se ku e kishte fshehur Zeusi vajzën që

kishte mbërthyer").

Po të gërmojmë edhe më në mitologjinë greke, do të vërejmë se ekziston

edhe një tjetër, që fare mirë mund të quhet "binjaku i Sizifit", i quajtur

Skiron. Ky, si edhe Sizifi, qëndronte në istmin (ngushticën) e Korintit Ai i

detyronte udhëtarët që t'i lanin këmbët, pastaj në shenjë falënderimi i hidhte

nga maja e një shkëmbi në det, që të shëndoshte breshkat me të cilat

ushqehej.

Nuk dimë cili nga të dy heronjtë mitologjikë është më i vjetri, por të dy janë

të ngarkuar me vese të ngjashme dhe të dy i kryejnë prapësitë në ngushticën

e Korintit, në Peloponez.

Po përse Kamy-së nuk i intereson të merret me thelbin, të thotë ose të

shpjegojë se janë veset ato që e çojnë Sizifin në Skëterrë? A do t'i

interesonte autorit të Absurdit të bënte të lumtur nga mundimet një njeri që

vuan të këqiat që ka kryer? Përse dëshiron ta paraqesë Sizifin si një

pararendës të largët të Krishtit, apo ta përqasë me proletariatin? Edhe

Krishti, si Sizifi, mban një peshë në çastin para vdekjes. Duhet ta çojë

97

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!