01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

i vetëdijshëm se mbi, nën, mbrapa e para saj gjallojnë pamje të tjera, të

mundshme, ose më të vërteta nga sa pandehim. Në traditat fetare, jo rrallë

Hyu përfytyrohet si errësira e tejndritshme, një hapësirë ku vështrimi

njerëzor nuk mbërrin, duke besuar se atje ku mbaron fuqia e vështrimit tonë,

fillon bota e përjetshme.

Deri tek njeriu, syri ka përshkuar një udhë të çuditshme. Tek zogjtë dhe tek

disa gjallesa që janë bërë mjeshtre të mbijetesës, nevojiten të dy sytë, që ato

të mund të shohin një pamje të plotë. Vetvetiu shtrohen disa pyetje: si, sa

dhe çfarë shohin të mësipërmet kur iu mungon, ose kur mbyllin njërin sy?

Ç’pamje ka bota po të vërehet me një sy zogu e një sy kafshe? A i mungon

gjësendi botës, kur shohim vetëm gjysmën e saj? A ia del mbanë syri

njerëzor që, duke ngjitur dy a më shumë pjesë të së njëjtës pamje, të sajojë

një të tretë, e cila, si në morfologjinë gjuhësore, të jetë e ndryshme nga

paraardhëset? E sidomos: a munden dy sytë tanë që, tek ngulin shtizat e

shikimit në një pikë të vetme, të njësojnë atje edhe pamjet e përçara,

mendimet, dy pjesë të së tërës? Në këtë pamundësi zbulohet edhe një rol

mistik, ta themi, i strabizmit. Poetikisht, strabizmi është një përpjekje e

dhimbshme, - që jo rrallë zgjon humorin patëkeq dhe mëshirën, - një

stërmundim rrënjësor dhe mbase i pavetëdijshëm i organizmit njerëzor për

të njësuar, ribashkuar, copët e ndara të botës, të jetës, e madje të vetë

shpirtit. Sepse thelbi i kohërave kur ende ndodhemi në trup është ndarja.

Ndarja nga Qielli, nga e Përhershmja, nga Thellësitë, nga Vetvetja, nga

Njëritjetri.

Ato që i ndodhin atdheut

Kjo epokë e shpërdoron çiltërsinë, sepse vetëm përshfaqja e dhunshme e

mendimeve dhe e gjendjeve të fshehta (të fshehura) mund të joshin sot

vështrimin dhe vëmendjen e mass-medias. Një poet përballet gjithnjë, të

paktën në orët e vetmisë së epërme, me mëdyshjen nëse është i veçantë falë

atyre që shpreh, apo falë atyre që fsheh. Dihet që dhimbja e pashprehur, ose

thjesht e ravijëzuar, e bën më fisnike, më përzgjedhëse fshehtësinë e një

poeti. Një tjetër pyetje e poetit të sotëm është nëse duhet ta përshfaqë

dhimbjen sa më në plotni dhe kësisoj të bëhet pjesë e dhimbjes së lexuesit,

t’ia marrë këtij të fundit dhimbjet e papërballueshme përmes artit të fjalës

dhe të heshtjes dhe t’i shndërrojë përfundimisht në art (pra, në një element

më të pranueshëm), apo thjesht t’i përcjellë lexuesit të vërtetën se ia njeh

dhimbjen, është binjak me të në të mira e sidomos në të liga etj. Është

pohuar me të drejtë se në ditët tona gjithkush mund të hedhë në letër vargje

dhe jo rrallë të qëllojë në shenjë. Mbase etja e njeriut për të mbetur në

Kujtesë e ka rraskapitur Muzën dhe ajo e ka humbur toruan, duke i hedhur

perlat siç hedhim thërrimet e bukës ndaj zogjve, pa marrë parasysh se

shumë pak prej tyre janë Nositë.

415

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!