01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në kohën që isha në Rumani në media kishte përditë lajme që kishin të

bënin me vendimin e Italisë për deportimin e rumunëve që i cilësonte si

kërcënim për sigurinë e vendit.

Në një program debat, italianë, rumunë dhe romë janë ftuar të flasin se si

raste si ato të fundit në Itali nuk duhet të përgjithësojnë. Bashkëjetesa është

e lehtë thotë një italian me emrin Guido i ftuar në progam.

Ai flet gjysëm italisht gjysëm rumanisht dhe nuk shtrohet problemi që atë të

mos e kuptojnë e tillë është afërsia gjuhësore mes rumanishtes dhe

italishtes.

Çështja nëse romët diskriminohen apo jo, diskutohet më shumë në Rumani

se sa në perëndim.

E teksa kjo çështje kërkon një program special për tu trajtuar, se çfarë

mendojnë qytetarët rumunë për atë që ndodhi në Itali merret vesh lehtësisht.

Një shofer taksie më tha se ishte i zemëruar me vendimin e Italisë për t'i

kthyer romët në Rumani. "Kjo nuk është e mirë për ne, pasi vendi do të

mbushet prapë me ciganë", tha shoferi.

Opinione të ngjashme kam dëgjuar plot madje edhe më të këqija.

Prej romëve kërkohet integrim, edukim. Me hyrjen në Evropë komuniteti

romë që është minoriteti më i madh i Evropës, pret që të respektohet më

shumë.

Episodi me Italinë për ta ishte një fillim zhgënjyes.

Në strehën për fëmijët romë në Timishoara, zonja Letitia Marc, e cila

drejton Shoqatën e Grave Rome thotë se romët e kanë ende të vështirë të

gjejnë punë në Rumani, pasi punëdhënësit preferojnë në të shumtën jo

romë.

Ndërsa, djali i saj Leonard Bebi që punon si koordinator në qendër dhe

është specializuar në Paris për të punuar si punonjës social, e sheh

diskriminimin ndaj romëve më të madh në Rumani, sesa në perëndim.

"Në Rumani edukata qytetare nuk është ende në nivelin perëndimor. Romët

që nuk janë të arsimuar nuk dijnë se ku të shkojnë për të gjetur mbrojtje".

Luciana Friedman gazetare e revistës Egalitatea Evreasca (Barazia Hebre),

që i përket një komuniteti të vjetër etnik në Rumani e shikon kështu debatin

lidhur me komunitetin romë.

"Jemi të gjithë njerëz dhe përtej faktit që quhemi minoritet apo shumicë,

jemi pjesë e të njëjtës shoqëri dhe duhet që ta respektojmë njëri-tjetrin. Unë

nuk jam për fjalën tolerancë, mendoj se respekti është gjëja më e

rëndësishme mes njerëzve dhe me kalimin e kohës, zgjidhja, - pavarësisht

nga nacionaliteti, - është njohja."

Hyrja në Evropë ishte një ëndërr e madhe për rumunët e thjeshtë dhe tani që

u arrit, u kuptua se përtej portës së BE-së ka ende një rrugë të gjatë për të

përshkuar, rrugë që për më të vegjlit është edhe më e vështirë.

Qytetarët e thjeshtë duan që tani që janë në Evropë të marrin fund përplasjet

si në kohën kur e ndjenin veten si qytetarë të dorës së dytë.

228

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!