01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

një brinjë. Kur martohesh thyhen shumë gjëra. Largohesh nga miqtë, nga

shokët dhe shoqet, nga të afërmit, nga njerëzit e tu që i do fort. Martohesh

dhe çuditërisht mbetesh krejt vetëm. Kodra nuk mund të largohet nga shokët

dhe shoqet. Kodra nuk mund të pranojë të mbetet vetëm. Gjatë jetës sime

kam pasur plotë goca të reja. Kam shëtitur në Paris dhe Londër, në Romë

dhe Milano, në Amerikë, kudo dhe ju me thoni të martohem ! Nuk është e

mundur, kupton apo jo? Për këtë arsye nuk jam martuar. Shumë shokë me

kanë thënë : ke bërë shumë mirë Ibrahin që nuk je martuar! Të tjerët më

thonë të kundërtën. Unë vetë them se kam shpëtuar. Kam bërë mirë që s’u

kam hyrë telasheve të martesës. Merreni me mend sot në Milano ka 754

mijë divorce, çka do të thotë se në katër familje një shkatërrohet. E kupton

çdo të thotë kjo? Atëherë pse të martohesha? Që të ndahesha përsëri! Gruaja

ka luftuar dhe lufton për të fituar lirinë e saj. OK! Po unë pse duhet të

humbas lirinë time?! Sot punët e familjes kanë rënë shumë poshtë e unë

këto gjëra s’i duroj. Kur shkova në Ishëm, shumë njerëz me pyesnin të

habitur : « Si nuk je martuar, bre zotëri Ibrahim?». Ndërsa bisedonim këto

gjëra, një grup fëmijësh kalojnë të gëzuar, gjithë vrap para nesh. Dikush me

tha : »Zotëri Kodra, ju s’keni as fëmijë ». Atëherë unë e kundërshtova.

« Kam. Ja, këta janë fëmijët e mi » (qanë).

Dhe pyetja e dytë : « A keni frikë nga vdekja?».

Kodra : «E çfarë frike të kem nga vdekja, kur njeriu vdes sapo lind. S’kam

frikë. E kam thënë shpesh dhe kjo është filozofia ime. Jeta ime fillon sot.

Edhe nesër do të jetë sot, edhe pasnesër do të jetë sot, vazhdimisht. Miqve,

shokëve, gazetarëve, kritikëve e shumë të tjerëve që me kanë bërë të njëjtën

pyetje, unë u jam përgjigjur : jeta ime fillon sot !

Rikthimi në Shqipëri

I kthehemi edhe për një çast librit «Kujtime» të Ibrahim Kodrës. Ndalemi

pikërisht në faqen 68 të saj. Lexojmë tekstin me titull «Rikthimi në

Shqipëri». Kodra aty thotë kështu : »Siç kam pasur rast të rrëfej, gjatë gjithë

atyre viteve në Shqipëri kam ardhur vetëm dy herë. Më 1942 dhe më 1973.

Por kanë qenë raste disi të veçanta : të parën herë erdha gjatë luftës,

asokohe kur Shqipëria ndodhej nën pushtimin e Italisë, dhe herën e dytë

gjatë viteve të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Pra, ishin çaste dhe

periudha në të cilat nuk mund të qarkullohej lirisht. Po ndërkohë Historia ia

ndërroi krejtësisht fytyrën Evropës sonë e më në fund kombi i vogël

shqiptar arriti të fitonte demokracinë. Ka qenë, pra them, një kënaqësi e

madhe, që në prill të vitit 1996 pranova ftesën e Presidentit Sali Berisha për

të bërë një udhëtim njëjavor në Shqipëri. Dhe kështu nga data 20-27 prill të

vitit 1996 kalova një javë në Shqipëri, plot ngarkesa, për të bërë një shëtitje

të detyruar, të lodhshme po të kënaqshme i shoqëruar nga bashkëpunëtori

dhe miku im Demetrio Patituçi. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë kur mora

446

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!