01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Me trupin gatitur (III)

Cu trupul pregătit (III)

Ai që gëlltit gjuhën

në emër të heshtjes pre hiri, e di mirë

– falur i qoftë harresa!

(Nënat e qajnë në dhomën e errët.)

Sheh veten kalimthi në mjeshtrat siberianë të frikës:

hiri i tyre si një avull na tubon të gjithëve në një vend.

freri, maska, rrejta e saj diamantine.

Në pincat e tyre, si ca zjarre sjellë nga malet,

nuk digjet më asgjë.

Sepse gjuha është qysh tanin jë shpatë,

që përdridhet sëbrendshmi.

Por ky s’është veçse një iluzion:

Kush të shqyen, e more vesh përjetë, nuk të mbron..

ANDI MEÇAJ

Macja kriminele

Atë ditë dimri, kur dielli digjte me 20 gradë dhe pemët çelnin si në

pranverë, macja "klandestine" e hotelit pesëyjor, bënte banja dielli, për

shtatë palë qejfe, në tarracën e katit sipëror, atje ku era të shkundte nga çdo

anë dhe ndiheshe si nën pushtetin e ca ventilatorëve të përbindshëm.

Pasi bëri nga ato kakërdhitë e saj të zeza, si ca gjysmëhënëza të vogla, në

çdo sipëri e fjetore, pasi bëri rrëzimin e gotave të braktisura gjatë mbarimit

të turnit të mbrëmjes, pasi gërvishti anë e mbanë celofanin mbështjellës të

biskotave në karrocat mbajtëse, pasi u spërdrodh sa andej këndej nëpër

pjatat e lara, filxhanët e kafesë dhe tenxheret e tiganët, u hodh me një

kërcim rrufeje, drejt e në karrocën llozhrambledhëse të Vangjelit.

Barku i "Kritikosit", që ishte i madh sa një mal, e ndjeu shtytjen e asaj gjëje

dhe në çast mërmërit me zërin e tij të famshëm prej "palikari" "Ua hodhe

edhe sot, ty moj, kurrë s'të kapin dot".

Ndërsa pret ashensorin për të marrë hedhurinat e katit -2 apo "Banke-së" siç

quhet në gjuhën e hotelit, pasi përballet me Niko "pëshpësin" apo

331

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!