01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Të falenderoj, O Zot, për bukën e përditshme që na dhe kësaj jete e bëre që

unë dhe ai njëlloj të dëgjojmë nga njeri - tjetri tërë begatinë e Danubit Blu,

luajtur veç me tri harmonika!

Vetëm se, ah, Zoti im, unë dhe ai, marrosur gjer në vdekje për ta siguruar

atë bukë, aqsa Eminesku shkoi më parë.

Nëntor 1997. Nëntor 2005.

* Z. Zoi Koroveshi, ish - student shqiptar në Rumani, më ka treguar atë që ai e quan

historia e vërtetë e vdekjes së poetit të shquar Mihai Eminesku, histori për të cilën

kujtesa shtetërore nuk u bë e gjallë, porqë njihej kështu në rrethet elitare të shoqërisë

rumune edhe në mesin e shekullit XX: Mihai Eminesku vdiq në qershor 1887 në një

manastir në veri të vendit ku qe mbyllur me të çmendur të tjerë. Një zonjë shkon për

ta takuar, por ai nuk e dinte më kush qe ajo. Zonja që qan e lut çfarë dëshiron ndonjë

gjë për t’ia sjellë. Ai i kërkon një bukë të ngrohtë, që të nxjerrë avull. Ajo zbret në

fshat dhe kthehet me bukën e porsapjekur. Turma e të çmendurve don bukën e

ngrohtë, që ai nuk e lëshon duke e shtrënguar në kraharor. Poeti kombëtar rumun

masakrohet nga goditjet me gurë të turmës me të çmendur manastiri. Kjo tablo

prehistorike që inxhinieri i naftës z. Zoi Koroveshi ma rrëfeu me sy të përlotur ka

tronditur shpirtin tim për çerek shekulli e sot e gjithë ditën.

Dhe shkrimtari Dionis Bubani mbrojti versionin zyrtar, kur i kërkova, si njohës i

shkëlqyer i rumanishtes dhe jetës në Rumani, të më fliste mbi gjithçka dinte: Mihai

Eminesku vdiq në spitalin psikiatrik të kryeqytetit duke i qëndruar e motra te koka

dhe pak muaj pas tij vdes nga ataku në zemër në manastirin e vendlindjes së të dyve,

e dashura e poetit, çifligare e krahinës dhe poetja Veronika Mikle.

Ciladoqoftë e vërteta, sesi vdiq poeti, Buka e përditshme le të jetë një përthyerje

letrare nga larg e ndishmërisë time për mitin e dashurisë së vjetër të Mihai

Emineskut dhe Veronika Mikles.

(Veronika në emërore - kallëzore më ka pëlqyer të përdor Veronikja - Veronikjen,

siç e kam dëgjuar nga të dyja gjyshet e mia për emrat Veronika, Andronika, Donika:

Veronikja - Veronikjen, Andronikja -Andronikjen, madje te Donika shtohej dhe një -

n nistore: Ndonikja – Ndonikjen).

320

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!