01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

(AUTO)PORTRET

Nëse ke vendosur (!) të jesh shkrimtar, nuk duhet ta

fshehësh kurrë…

Bisedë me shkrimtarin Ragip Sylaj

(Convorbire cu scriitorul Ragip Sylaj)

Ragip Sylaj (lindur në Sllapuzhan më 1959) me shkrime merret qysh nga

bankat e gjimnazit, kurse në periodikun letrar u paraqit në fund të viteve të

shtatëdhjetë. Ka punuar mësimdhënës, gazetar në gazetën e studentëve

"Bota e re", në të përditshmen "Bota sot", ndërsa tash është gazetar i

rubrikës së kulturës në gazetën e përditshme "Zëri" të Prishtinës. Përveç

shkrimeve nga fusha e gazetarisë dhe e publicistikës, Ragip Sylaj shkruan

edhe poezi, prozë, ese dhe kritikë letrare. Ka botuar këto vepra letrare: Hije

e gjallë (poezi), "Rilindja", 1986, Anatomia e rrënjës (poezi), "Rilindja",

1989, Obsesioni (tregime), "Rilindja", 1992, Lisi i shenjtë (poezi), "Fjala",

1993, Përhitja (tregime), "Plejada", 1996, Mëngjes qumështor me akull

(poezi), "Rozafa", 2000, Humbella e fërgëllisë (tregime), “Rilindja”, 2001,

S’kam kohë të jetoj me vdekjen (tregime), “Rozafa”, 2004, ndërsa në proces

botimi e ka librin më të ri të poezisë „Eliksir”.

Për librin e poezive "Hije e gjallë" është lauruar me çmimin "Hivzi

Sulejmani" që jepej për librin më të mirë të autorëve të rinj (1986), ndërsa

në vitin 1999 u nderua me "Penën e artë" të revistës për kulturë, art dhe

letërsi "Fjala" për poezinë më të mirë, “Kurth për liridashësin”, të botuar

midis dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë. Po ashtu është fitues i shumë

çmimeve në konkurse të ndryshme letrare.

Poezia e këtij autori është përfshirë në antologjinë e Ali Podrimjes, “I kujt

je, atdhe” (Sprovë për një antologji, 2), (Prishtinë, 2003), të Ardian-

Christian Kyçykut, “Un alfabet al poeziei albaneze" (Një alfabet i poezisë

shqipe), antologji e poezisë shqipe në gjuhën rumune (Bukuresht, 2003), etj.

Poezi të këtij autori janë përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze, rumune

etj.

Revista Haemus: I dashur Ragip Sylaj. Tek merresh njëherazi me poezi,

prozë, ese dhe gazetari, le përshtypjen e një autori që vendos modestinë dhe

heshtjen përbri kaq librash të botuar. A mendon se shkrimtari duhet të flasë

më tepër dhe të ngjizë një strategji mediatizimi?

204

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!