01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

edhe periferitë diktatoriale, por edhe qendrën eurocentrike, ku hasen

arketipe të vjetra e të reja diktatoriale.

Revista Haemus: Ke shkruar e botuar poezi, prozë, studime letrare. Si ishte

kalimi nga poezia në prozë për Riat Ajazajn? A shkruan ende poezi?

Riat Ajazaj: Kam shkruar poezi ngase nuk dija të shkruaja prozë. Studimet

këtu më kanë ndihmuar të eci më tej. Tashti jam mësuar edhe me prozën

dhe po më pëlqejnë të dyja. Ndonjëherë shkruaj edhe poezi. Mendoj

ngadalë ta bëj gati një përmbledhje për botim. Poezia ka qenë shoqëruesja e

parë e imja në rrugën e letërsisë, prandaj e dua atë më shumë.

Revista Haemus: Në cilin prej librave, që ke botuar deri më tash, mendon

se ke rigjetur vetveten? Me cilin libër, ose fragment libri, do të kishe dashur

të ishe i pranishëm në një antologji të letërsisë së sotme shqipe?

Riat Ajazaj: Kriteret për një antologji mund të jenë të larta dhe librat e mi

mund të mos hyjnë aty, por mendoj se vetveten e kam rigjetur edhe në disa

poezi të fillimit të krijimtarisë sime edhe më vonë. Nga proza do te veçoja

fragmente nga “Zanfina” dhe “Gjarpërinjtë e ëndrrës”, dhe poashtu edhe

nga dy romanet që kanë pasuar, “Arkëmorti bosh” dhe “Ndanë”.

Përgjithësisht mendoj se romani i fundit është më i arrirë.

Revista Haemus: Të jetuarit larg atdheut përfton dalëngadalë në vetëdijën

e shkrimtarit një përfytyrim të veçantë mbi letërsinë, së cilës i përket. Si e

sheh letërsinë e sotme shqipe në Kosovë, Shqipëri dhe Mërgatë?

Riat Ajazaj: Letërsia e sotme shqipe është përplot befasira dhe zhvillime.

Mandej kam përshtypjen se po krijohet një brez i ri i shkrimtarëve që është

më tolerant ndaj gjeneratave të vjetra dhe ndaj traditës. Në kushtet e reja të

komunikimit global shoqëritë shqiptare po ndërtojnë me shpejtësi admiruese

një diskurs tolerant dhe polifonik. Përpunimit të së kaluarës aty po i

kushtohet vemendje po aq e madhe sa edhe krijimit të modeleve mendore

për të tashmen dhe të ardhmen. Dhe unë mendoj se në këtë diskursin e ri

kanë hyrë të gjithë shkrimtarët dhe ata po ndikojnë bashkarisht në formimin

e tij.

Revista Haemus: Me cilët autorë shqiptarë dhe të huaj ndjen përafëri?

Cilin shkrimtar do të kishe dashur ta njihje nga afër?

402

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!