01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Meqë poeti ynë i madh ka krijuar një sistem poetik krejtë të veçantë, në të

gjitha elementet përbërëse të tij, studimet serioze që janë bërë, në një

mënyrë a në një tjetër, dashur a padashur, e kanë vënë në dukje këtë dukuri

tejet rëndësore për veprën e Lasgushit. Me vetëdije e me një saktësi

shkencore, këtë e ka realizuar studiuesi Sabri Hamiti.

Në “The Myth of Lasgush” (një vepër e vëllimshme me 306 faqe), Kapurani,

në përpjekjet e tij të mundimshme për zbulimin, ndërtimin dhe

funksionimin e sistemit poetik lasgushian, na ka dhënë me një origjinalitet

të theksuar mekanizmin aq të sofistikuar të këtij sistemi. Monografia ka këtë

strukturë: “Në kërkim të një miti”, “Kur miti ka lindur”, “Gjuha që flet

miti”, “Brenda dhe jashtë shtëpisë së yjeve të Lasgushit”, “Poezi të

përkthyera”. Në fund janë dhënë disa shënime për Poetin dhe referncat.

Hallkat që përbëjnë zinxhirin e sistemit poetik tek ”Miti i Lasgushit” a

nocionet – figura (signs), që e përbejnë atë janë: ylli, liqeni, dashuria,

vdekja, dhimbja, fjala, përjetësia, natyra, pluhuri yjor dhe zalli i brigjeve të

liqenit. Secila prej këtyre nocioneve-figura ruan identitetin e vet simbolik,

por në një kërkim të pandërprerë, duke pasur një uri përvëluese për dritën e

së panjohurës, ato pasurohen me shtresa të reja kuptimore-figurative, më të

larta e më të përsosura, dhe lëvizin drejt njohjeve të reja, duke e çuar

sistemin poetik drejt një përimtimi gjithnjë e më të përkryer, që rritet në

formën e një spiraleje.

Kryehallka e këtij zingjiri është Ylli. Ai shënon gurin e themelit të poetikës

lasgushiane, që duke u bërë vatra kryesore e “kuzhinës së kuptimit”, (sipas

Roland Barthes), d. m. th. magjja ku gatuhet brumi poetik, të ofron shtegun

e parë dhe më të rëndësishmin në studimin e metodës krijuese të poetit.

Për Lasgushin, krijimi poetik është hyjnor. Ai vjen tek krijuesi në krahët e

një ylli të zjarrtë:

Sbret një yll prej lartësie,

Një të ndritur shkrepëtime

Posi flakë e posi hije

Ajo rynë në zemër time.

Drita dhe energia e yllit, çka dëshmojnë njohje dhe përjetësi, “fjalës së

palosur i hapin kindin e një pale”, poeti frymëzohet dhe ajo që ai krijon

është “një këngë gjaku”: “Ndjej në gjit një këngë gjaku”.

Për Kapuranin, poezia lasgushiane – kënga e gjakut - karakterizohet nga

dimensioni i saj universal. Si energji mitike që nuk është kurrë në pushim,

por në një kërkim të përhershëm për ide e forma të reja, ajo shtyn përpara në

295

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!