01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Më imagjinoni, të ushqyer me parimet evropiane të durimit se çfarë

përshtypje më bëri! Se dua të them, në vitet e shkollës në Paris ai më pati

mrekulluar e thyer nga që më shfaqte të vërtetën e përjetshme. Kur lexova

Alipashiadën thashë ajo është Art poetica greke. E largon dhe përzë

llogjikën e ftohtë, mbështetet në mungesën e logjikës, na fton të zbulojmë

dashurinë edhe fantastiken. E ç’është logjika? Sot jemi e nuk jemi. E vetmja

arsye është llogjika që nesër nuk do të egzistojmë. “Dhe më errësohet

dynjaja e shpesh budallepsem,” thotë Haxhi-Shereti. Të gjitha të tjerat janë

parallogjizma. Akuzojnë surealizmin se nuk ka lidhje me jetën, dhe se është

i pakuptueshëm. Po jeta është e kuptueshme? A s’është edhe kjo

parallogjizëm?”

Në një shënim tjetër ai thotë:

“Të mëdhenjtë e mi: Solomon, Holderlin, Bodler, Haxhi-Sherreti,

Malarme… dhe gjithë francezët që “ditën t’i japin çastit përjetësi”, siç

thoshte Gëte. Të gjithë ata ma zbukuran qiellin tim të natës e ma bënë natën

ditë. Surealizmin e kisha përbrenda që kur linda… Por, isha i lumtur që

njoha artistët e mëdhenj surealistë si Empirikon, De Kirikon dhe mësuesin

tim Paul Klee...”

Siç shihet nga më të mëdhenjt që kanë ndikuar në krijimtarinë e tij është

dhe poeti shqiptar Haxhi-Sherreti, oborrtar i Ali Pashës.

Ky sensibilitet psikoshpirtëror, me një tipologji të investiguesit të

shpirtërave, iu bë më ndjellëse kur shkon në luftë në trojet shqiptare.

Ai është ushtar në rreshtat e para të luftës. Imazhin e luftës e përshkruan

përsëri në mënyrë surealiste: “Më dërguan në “vijën e zjarrit” që me

përdhunë më mbajtën atje deri në fund të luftës; aty ku më qarkonin

kufomat… dhe ushtarët loznin biz.”

“Pas luftimeve të përgjakëshme më 13 prill 1941, - shkruan në kujtimet e

tija, - u zura rrob nga gjermanët, të cilët mandej më çuan në “kampet e

punës”, ku arratisem e udhëtoj me këmbë nëpër gjithë Greqinë, derisa

rikthehem përsëri tek i njëjti vend.

Empiriko me strehoi në shtëpin e tij në Athinë. Ai karakterizohej nga virtyti

i mirësisë së natyrëshme, nga pasioni për psikonalizën, poezinë, artin dhe të

bukurën, si dhe maninë për pullat e postës… Empiriko u dha strehë shumë

të përndjekurve në vitet e frikëshme të pushtimit. Gjithçka i detyrohet atij:

mendja dhe zemra ime! ”

Në pyllin e këngës të Engonopulos është si jeta ashtu dhe vdekja e poetit.

Në vitet e pushtimit, 1942-43, me imazhet e luftës, pranë fantazmës së

heroit mitik Tezeut, bëjnë fole, tek frymëzimi i tij, dy figura, Odise Andruci

dhe Simon Bolivari. Figura e të dytit plotësohet nga fantazia e poetit me

imazhe surealiste, duke lozur e gërshetuar herë se ishte nga Bolivia, edhe

ndërkohë ishte kudo, vërvitesh maleve nga Hidra e gjer në Meksikë. Një

389

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!