01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në këtë pjesë të Rumanisë u panë edhe rezultatet e këtij biznesi. Mijëra e

mijëra shtetas italianë erdhën këtu ngritën biznese dhe filluan të blejnë toka.

Biznesmeni austriak e sheh me leverdi investimin në Rumani

Kur ata erdhën këtu çmimi i tokës ishte më pak se 100 euro për hektar, tani

ky çmim është të paktën 1500 euro për hektar.

Popullsia vendase u zgjua pak vonë dhe tani që është kuptuar rëndësia e

vlerës së tokës askush nuk shet më.

Ndër ata që e kanë kuptuar potencialin rumun në agrikulturë është edhe

konti austriak, Andreas Graf von Bardeau.

Konti austriak thotë se e zgjodhi zonën e Timishit për të punuar për shkak të

afërsisë gjeografike, stabilitetit dhe se në këtë rajon flitet gjermanisht.

Timishoara njihet ndryshe edhe si "Vjena e vogël", sepse për një kohë të

gjatë ka qënë pjesë e Perandorisë së Hazburgëve. Qendra e qytetit është plot

me ndërtesa të ndërtuar në kohën e perandorit, ndërtesa që të kujtojnë

shumë Vjenën. Konti von Bardeau ka blerë mijëra hektarë tokë që përdoret

për drithëra dhe kullota. Ai ka punësuar rumunë që flasim gjuhën gjermane

dhe i ka specializuar ata në Austri. Konti që ka një kështjellë për shtëpi në

Austri e ka investimin e tij të parë jashtë vendit, kurse familja e tij ka

biznese në Spanjë dhe në vende të tjera. Prodhimet bujqësore dhe blegtorale

shiten brenda Rumanisë, kurse për mishin, bagëtitë dërgohen për t'u therrur

në Austri, pasi therrtoret në Rumani nuk kanë ende standartet evropiane.

Konti thotë se bujqësia është një investim shumë i rëndësishëm.

"Nëse arat dhe fushat janë të punuara, kjo është gjë shumë e mirë edhe për

turizëm. Për mua është problem nëse dikush nuk e kupton se çdo vit

humbasin miliona, nëse toka nuk punohet në të paktën 40 për qind të

kapacitetit të saj. Rumania më parë eksportonte tani ajo importon."

Konti austriak thotë se nuk sheh aspak rreziqe në biznesin e tij në Rumani.

"E blemë tokën për 300 euro për hektar dhe pas 6 vjetësh kjo tokë kushton

2600 euro për hektar.

Investimet në vend kanë bërë që krahasuar me 10 vjet më parë, kur

papunësia në qytetin e Timshoarës ishte në nivelin 16 për qind sot të jetë në

nivelin 2 për qind. Në Bashki dhe Prefekturë na treguan se në këtë pjesë të

Rumanisë dhe në mbarë vendin problem ka filluar të jetë mungesa e krahut

të punës sidomos në ndërtim. Dy milion rumunë jetojnë dhe punojnë jashtë.

Rroga mesatare është afërsisht 300 euro dhe përsa kohë kjo të jetë në këto

nivele, shumë vendas do të preferojnë të qëndrojnë jashtë për të fituar më

shumë.

Italianët dhe romët

Siç na tha edhe Prefekti i Timishoarës Ovidiu Draganescu, ndër të huajt që

kanë përfituar më së shumti nga biznesi i shit-blerjes së tokave janë

biznesmenët italianë. Këta të fundit i takoje në çdo cep të Timishoarës.

227

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!