01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

DIXIT

MONSINJOR VLADIMIR GJIKA

Nëse E do Zotin, si mund të urresh?!

Zoti na do aq shumë, sa i çmerit ata që s’E njohin si dashuri.

Ka vetëm një problem: të arrish të duash gjithë ç’do Zoti dhe t’i duash të

gjitha ashtu siç i do Ai.

Dashuria është njëherazi pasuria e një uni që vetëkapërcehet, duke synuar të

kapërcejë veten, dhe varfëria e një uni që s’i mjafton vetes dhe që nuk

synon veçse t’i mjaftojë vetes.

Duaji të gjitha qëniet dhe gjërat që të vështrojnë.

I afërmi – streha e fshehtë e Zotit.

Duaje Zotin dhe do të dish të dëgjosh. Të dëgjosh çfarë të thonë gjërat,

njerëzit, Zoti dhe ngjarjet.

Vullneti për t’i dashur ata që nuk i do është ndoshta më pak i vështirë se sa

t’i duash më mirë ata që do.

Të mendosh në vend të të tjerëve, atëhere kur ia del mbanë, është shpesh një

mjet i mirë që të mendosh për ta.

Çdo vepër bamirësie, - pa e kuptuar, - është një vepër që përfshin

pafundësinë.

Një libër i bërë mirë duhet të jetë një libër që shndërrohet në një bamirësi.

Zoti u shket mes gishtash atyre që s’E kanë në zemër.

Harresa është jo rrallë një opinion.

Mos u mundo të bësh nga vetja një kryevepër, por një mjet lumturimi.

144

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!