01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kurse nën tavan, duke kujisur

ventilatori na shpuplonte mushkëritë.

Lotë dhe hi mbi tavlla, ujë i zi.

E tek rrija me fytyrën nga muri

nisa të qeshja.

Dhe tregova lart me gisht dhe thashë:

„Mbaruan meremetimet! Mbaruan të gjitha meremetimet!

Dola në rrugë e kundrova qiellin:

Qielli ish si një kantier i braktisur ngutshëm nga ardhja e dimrit.

Poemë

O, të gjorët, të gjorët pijanecë

Si s’u thotë askush një fjalë të mirë!

Sidomos në të gdhirë kur enden duke u lëkundur pranë

muresh

E ndonjëherë bjenë më gjunjë e mbeten si ca gërma

Shkruar nga ndonjë shkollar i mangët.

Vetëm Zoti, në mirësinë e Tij të madhe, afron ndaj tyre një pijetore,

se për Zotin është e lehtë, si për një fëmijë

që shtyn me gisht një kuti shkrepsesh. E sapo

sosin në skaj të rrugës e pas qoshes

ku më parë s’kish asgjë, fap, si ndonjë lepur

u kërcen pijetorja përpara dhe ndal në vend.

Atëhere një dritëzë e përkorë iu shkëlqen sysh

dhe djersijnë rrufeshëm nga aq lumturi.

Gjer pasdite qyteti është i purpurt

Gjer pasdite tri herë bëhet vjeshtë, tri herë bëhet pranverë

Tri herë shkojnë e vijnë zogjtë shtegtarë nga viset e ngrohta

E ata flasin e flasin për jetën. Për jetën

Ashtu, në përgjithësi, gjer edhe pijanecët e rinj shprehen

me një përgjegjësi të ngrohtë

e nëse iu merret goja e iu trashet gjuha

s’ndodh për shkak të ideve tmerrisht të thella që kanë

por ngaqë të frymëzuar nga rinia

arrijnë të thonë gjëra vërtet prekëse.

Mirpo Zoti, në mirësinë e Tij të madhe, s’ndalet këtu.

66

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!