01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shpirti i saj i pakorrigjueshëm i randësisë dhe seriozitetit e ka kapë

konsumatorin deri te fëmijët e tij të ngjtun mbas lodrave elektronike.

Plutarku

“I dashtun Pizon, ti e din mirë sa pak m'a kande me shkrue, por meqënëse

më re në qafë, kam me u përpjekë me t'a shpalosë shkurt e qartë mendimin

tim përmbi fatin”. Kështu çelet libri përmbi fatin i personalitetit ma të madh

të Greqëisë perandorake.

Plutarku u lind në vjetin 45 m.K. Ai shkroi 250 libra. Me sa duket të shumtë

qenë ata që i ranë në qafë me i shkrue, mbasi atij vetë nuk i pëlqente ky

zanat. Dha shpirt diku rreth vjetit 127.

Maksima

Koha jon asht e pasun me artista, por e vorfën me mjeshtra.

Sifatet e Borgesit

Shpesh mjeshtrit argjentinas, i pëlqente me ua besue idetë e tij, zadhanësve

të tjerë: filozofë e mendimtarë imagjinarë. Kjo vinte, ngaqë ai e

konsiderojte si kritikën njashtu edhe filozofinë si zhanre të letërsisë. Thotë

në fund të esesë Bianthanatosi, të Inkuizicioneve të tjera: “Tue e lexue

rishtaz kte mendim, mendoj për tragjikun Philipp Batz, i cili në historinë e

filozofisë quhet Philipp Mainländer. Ai ishte si unë, nji dashamirës i

Schopenhauer-it. Nën ndikimin e tij (e ndoshta nën atë të agnostikëve), ai

përfëtyroi se jemi fragmente të nji Zoti, që në fillim të kohëve u

vetëshkatërrue, lakmiqar për mosqenie. Historia e përbotshme na qënkesh

agonia e errët e këtyne fragmenteve. Mainländer u lind në vitin 1841; në

vitin 1876 ai botoi librin e tij Filozofia e Çlirimit. Po atë vit, vrau veten.”

Me ironi sokratike, Borges-i, ia beson këtë ide pafundësisht tragjike, nji

personazhi të tij, që me nji gjest metanarrativ, e plotëson thelbin e filozofisë

së vet, me nji gjest që i jep fund vetë jetës. Virtyti i filozofit Mainländer,

asht talenti i Borges-it. Dhe talenti i Borges-it, asht virtyti i personazhit të

tij. Kjo asht edhe nji leksion etik për shkrimtarin: ma shum vlerë estetike ka

me e vra veten nji personazh i joti, sesa ti vetë si shkrimtar.

Aforizma

E vërteta nuk asht ashtu si e sheh shumica, nuk asht kurrë mediokre; por

realiteti asht ashtu si e sheh shumica, pra asht i mediokërve.

70

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!