01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ndalesave të herahershme, kryente (më tepër se dy) mrekulli, të cilat ia

blatonte një gjembi nga kurora e Jezu Krishtit, gjemb që e mbante në një

kutizë të varur në qafë. Nuk e ndërpriste shërbesën as në Lazaretin 76 frëng,

ku gjatë dimrit, kur ngrihej nga gjumi gjithnjë e më i pakët, duhej të

shkundte akullin nga qepallat, që të mund të hapte sytë, ndonëse në këtë

botë gjithnjë e më pak gjëra nuk po e llahtarisnin syrin.

Dritësimet që shkaktoi në jetët e shumë njerëzve, të famshëm a krejt të

panjohur, po zhvarrosen dalëngadalë nga harresa. Mes të tjerash, thuhet se

lutjet e Monsinjorit dëbuan shterpësinë e perandoreshës japoneze dhe sollën

në jetë vijuesin e dinastisë. Ndërkaq, Monsinjori ble në Auberivë një

ndërtesë që pat qenë burg grash, e meremeton dhe hap Shtëpinë për

Vëllezërit dhe Motrat e Urdhërit Shën Gjoni i Auberivës. Shtëpia

shndërrohet në bashkësi me lejën e posaçme të Papës. Për shkak të një

sëmundjeje, Monsinjori tërhiqet në Villejuif. Në vend të tij, Kardinali

dërgon një grup priftërinjsh të rinj që ndërtojnë mbi truallin e përgatitur nën

kujdesin e Monsinjorit njërën nga kishat e para moderne të Parisit.

Monsinjori emërohet Rektor i Kishës së të Huajve në Paris.

Vjen një çast vegimtar në fatin e fisit Gjika. Nuk ishte hera e parë kur Zoti

ndërmerrte pastrimin e një gjaku me ndihmën e bojës. Pushteti i kahershëm

politik e shpirtëror i Gjikajve, njëheresh me zgjerimin e ferrit moral që

avitej, zhvendoset nga jeta në letër. Dy pinjollë të tjerë të fisit, princesha

Elena Gjika dhe princi Ion (Gjon) Gjika patën hapur nga një hulli

shkëlqimtare në Kujtesë. Mes lutjesh e mrekullish të fshehura që s’kanë

nevojë as për dëshmi e as për diploma, i treti, Monsinjori Vladimir Gjika,

heq dorë nga pjesa që i takon në pasurinë e fisit dhe i “dorëzohet” shkrimit.

Njihte me rrënjë rumanishten, italishten, latinishten, greqishten, mirpo

perlat e shpirtit të vet i dhuroi në frëngjisht. Sipas tij, frëngjishtja ishte e

vetmja që i siguronte saktësinë, ishte një gjuhë që shmangte çdo patetizëm

dhe e afronte lexuesin ndaj thelbeve. Shkroi i vetëdijshëm se çdo tekst nuk

është veçse i përkohshëm, pavarësisht nga gjuha në të cilën shkruhet, ngaqë

njerëzit, vdekatarët, ne që, përsa kohë kemi trup, jemi të ndarë nga Zoti

(Shën Pali), punojmë me copë, i kemi ende buzët me qumësht, dhe hëpërhë

mjafton vetëm të përgatitemi, me ndihmën e gjuhëve të ndryshme, për

Gjuhën e Dritës. Gjuhët e tanishme, qofshin të qarkullimit ndërkombëtar

apo kombëtar, mbeten copëzat e një poeme, të themi, e cila frymëzohet nga

një realitet i pakapshëm, i epërm, të cilin njeriu modern nuk e pushton dot

dhe, ngaqë nuk e pushton dot, priret ta shohë si të sajuar. “Si lum ju rumunët

që keni Monsinjor Gjikën”, pat thënë një botues francez pas leximit të

aforizmave të Monsinjorit. Kurse esteti i shquar Tudor Vianu e ka cilësuar

76 Lazaret – spital ku mjekohen, ose ngushëllohen shpirtërisht ata që vuajnë nga

sëmundje ngjitëse e jo rrallë të pashërueshme.

275

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!