01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

muzikë shtron pyetjen: “çfarë kanë bërë gratë për muzikën”?. Përgjigjja

është: gratë, në sferën e muzikës kanë qenë shumë më të frytshme se sa që

dihet. Është e pazakontë që edhe vetë muzikologët i befason ky fakt sikur të

dilnin përnjëherë Pompejtë e rinj nga harresa e thellë.

Marcel-Jean Vilosque shkroi: “Të kujtosh vendin e grave në botën e

muzikës, do të thotë të mendosh për aspektet shoqërore dhe kualitative të

muzikës; pastaj të befasohesh që ai art për një kohë aq të gjatë është

vështruar gati ekskluzivisht si domen mashkullor, dhe, pas kërkimeve të

hollësishme, të sqarohen kundërthënie të panumërta të cilat

rrumbullakësojnë historinë e grave që kanë dëshiruar të jenë këngëtare”.

Në hyrje të veprës “Ëomen in Music”, Carol Neuls-Bates shkroi: “Edhe pse

gratë gjithmonë janë marrë me muzikë, për to kanë egzistuar kufizime dhe

rregulla, historikisht janë nxitur në mënyrë amatere por jo në punë

profesionale”.

Shkencëtari i njohur John Stuart Mill në veprën e tij “The subjediction of

Ëomen”, e ka mbrojtur mendimin që gratë mund të jenë gjeniale në muzikë.

Lidhur me këtë ai shkroi: “në aspektin e komponimit të muzikës, për

shembull, gratë pa dyshim janë të afta po aq sa janë meshkujt”

Në shek. XVII janë paraqitur bibliografitë e para për këngëtarët, e gati të

gjitha ato i kanë shkruar meshkujt; kanë qenë më tepër paraqitje

anegdoteske se sa raport për të arriturat muzikore të femrave, këngëtareve

dhe instrumentalisteve.

Biographie universelle des musiciens (Bibliografia e përgjithshme e

muzikantëve) dhe Bibliographie generale de la musique (Bibliografia e

përgjithshme e muzikës), që janë paraqitur midis viteve 1831-1844, kanë

qenë punimet e para që kanë ofruar histori të përgjithshme të muzikës, më

tepër me pikëpamje artistike se sa anekdoteske; i kanë paraqitur gratë si

muzikante të vërteta, të barabarta me meshkujt.

Të dy librat i ka përgaditur belgu François Joseph Fetis 94 , dhe ato, edhe pse

me shumë gabime, dëshmojnë për një qasje të tij të paanshme ndaj muzikës,

pa dallime gjinore.

Historia e parë muzikore daton prej vitit 1801. Është vepër e një grupi

autorësh. Titullohet : “The Oxford History of Music”.

Prej vitit 1830 e këndej është shkruar më tepër për gratë e shquara në sfera

të ndryshme si edhe në muzikë. Në vitin 1904, Otto Ebel 95 ka botuar veprën

“ Biographisch-Bibliographisches Quellenlexicon der Musiker und

Musikgelehrten”, të cilën e ka përgatitur për botim R. Eitner. 96

94 F. J. Fetis, muzikolog belg (1784-1871).

95 http://www.archive.org/details/universallibrary.

96 R. Eitner, Biographisch-bibliographisches Quellenlexicon der Musiker und

Musikgelehrten, libri 10, Leipzig, 1900-1904.

303

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!