01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kafe, ose sa është ajo mes dy trenash, apo mes dy fluturimesh avioni,

përpara se në Milano të Kodra, fitohet përshtypja se ishe të Kodra në

Milano.

Dy jubiletë e një jete të madhe

Një ditë vere me vapë të vitit 1998, vërtetë në Milano nuk ishim për të

vizituar këtë qytet të lashtë dhe, për kush e di të satën herë, t’i mrekullohemi

bukurisë se tij përrallore, kur përnjëmend, është i pasur dhe i stolisur me aq

shumë shtresa përlash e margaritarësh, në kuptimin historik, kulturor dhe

artistik të fjalës. Në Milano, me fuqishëm se asnjëherë më parë, kësaj radhe,

na grishnin, dy data jubilare, përnjëherë, të Ibrahim Kodrës. Ishte

tetëdhjetëvjetori i lindjes tij dhe gjashtëdhjetë vjetori i jetës se pasur

krijuese dhe artistike, të këtij piktori të madh shqiptar, në Itali. Dy data të

mëdha, dy arsye madhore dhe, dy ftesa të pakapërcyeshme për të marrë

rrugë, sado e gjatë dhe mundimshme qoftë ajo, te Kodra, në Milano. Ky

rrugëtim bëhet me qëllim që jeta dhe karriera e bujshme e Kodrës, të

shpalosën përmes shumë e shumë pyetjesh të sajuara me kujdes e respekt,

në të cilat do të merren përgjigjet e gjalla të bardit shqiptar, të artit të

pikturës, z. Kodra. Si shumë herë më parë, edhe kësaj radhe, nuk mund të

fshihej krenaria kur, njëmend, në një djep të lashtë të pikturës, të

arkitekturës, të letërsisë dhe të të gjitha gjinive të arteve, në përgjithësi, të

arteve pamore në veçanti, të këtë arritur të hedh aq shumë shkëlqim emri

dhe vepra artistike e një shqiptari, me origjinë nga një fshat, me emër të

çuditshëm, Ishmi, që shtrihet, si të fshihet, mes kodrinash, të rrethinës së

Durrësit, bregdetar. Meqë asaj ditë të nxehtë korriku, Kodrës i shkonim të

pajisur me një kamerë televizive, natyrisht se pos pyetjeve të hartuara që më

parë, kishim hedhur në letër një sinopsë, një skenar, (të quhet kështu

kushtimisht) duke provuar të figurojnë në të, sa më shumë pamje e hijesa që

do t’i shkonin përkrah fjalës se gjallë të piktorit. Paramendohej që

meditacioni rreth temës – një njëri sa një qytet! - të ilustrohet me pamje sa

më gjegjëse, sa më të gjëra, sa më të gjalla, si në kërkim, të qytetit të

Milanos. Gjithnjë në lëvizje, si në gjurmim të beftë, rrugëve e shesheve të

tij, për të ardhur te Piazza Lagosta, pranë godinës së pallatit, brenda atij

pallati, për të trokitur në portën e apartamentit-studio, ku Ibrahim Kodra

jeton e punon, këtu e gjashtëdhjetë e pesë vjet të shkuara. Skenari, pastaj,

parashikonte edhe njëmijë e njëqind detaje e hijesa të tjera të këtij qyteti me

traditë të lashtë kulturore dhe artistike. Me dëshirë do të xhirohej, jo vetëm

çdo rrugë e rrugicë, por edhe çdo gur e dru, që ka çfarëdo lidhjeje me jetën

dhe krijimtarinë e piktorit tonë, në këtë qytet. Para shumë të tjerash, synohej

të xhirohej afresku i Kodrës në ballinën e jashtme të murit të restorantit

«Brera da Franko», si ilustrim të kallëzimit, të një si anekdote, kur për

katërmbëdhjetë vjet, tre muaj e njëzet ditë rresht, Kodra ishte ushqyer pa

439

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!