01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MEDALION

DHURATA HAMZAI

Dhjeta e revistës “Poeteka”

Më në fund, numuri 10 i revistës “Poeteka” kurorëzohet me staturën e një

modeli unik të një reviste të plotë për poezinë dhe kulturën poetike në

gjuhën shqipe, e para kjo në llojin e vet. Tashmë është në treg me 135 faqe.

Kjo revistë është edhe e vetmja në tregun e letrave që promovon krijimet

poetike të një game të gjerë emrash dhe rrymash. “Poeteka” është themeluar

dhe drejtuar nga poeti Arjan Leka. Numër pas numri këtu e katër vjet më

parë, së bashku me festivalin e poezisë POETEKA që zhvillohet

tradicionalisht në Durrës, e nisi rrugën e saj hapmatur revista me një Këshill

Botues në përbërje të së cilit janë disa nga emrat më të njohur të poezisë

shqiptare, asaj evropiane e më tej si Edoardo Sanguineti, Paul Vinicius,

Xhevahir Spahiu, Olga Sjedakova, Ali Podrimja, Boris Biletiç, Agron Tufa,

Ardian-Christian Kyçyku, Titos Patrikios, Robert Elsie, Romeo Çollaku,

Mira Meksi, Ervin Hatibi, etj. Pas kësaj revista “Poeteka” u bë mbështetje e

sigurt edhe për krijuesit e rinj, të cilët si rregull do t’a kishin vështirë të

bëjnë më pas një libër nëse nuk do të jetë “në lojë” përpjekja për të kaluar

sprovën e leximeve dhe botimeve të para. Arian Leka e ndjen sa e

rëndësishme është dalja në dritë e një krijimtarie të tillë, por di edhe riskun

që ka me lexuesin: “Shkrimtari është një krijesë me nge, i pret puna dhe

rrallë e turbullon dilema nëse do të zgjasë shumë pritja e nëse do të vijë

lexuesi i tij! Ai jeton në rrethin e parë të një Ferri të vetëkrijuar. Për të,

gjithçka mbyllet në mënyrë perfekte atje ku nis, me shkrimin, me tekstin që

mbase mund të mos bëhet kurrë libër, siç edhe mund të mos lexohet kurrë e

të mos përkthehet asnjëherë për lexues hipotetikë apo të largët”, thotë ai.

Kështu që poezia shqipe dhe e përkthyer nga autorë shqiptarw, evropianw e

më tej që botohet në këtë revistë shkakton një gërvishtje të sinqertë në

shqisat e (jo)lexuesit bashkëkohor si ftesw për një lexim më të freskët.

Poezia lexohet tradicionalisht në aktivitetet e POETEKA-s në mjedisin e një

publiku elitar me synim që të mos hidhet mënjanë si “për t’u lexuar më

vonë”.

Leximi ky akt i shenjtë po rrallohet..! “Kuptohet, artet, sidomos letërsia e

sidomos akoma pas iluminizmit, nuk bëjnë më mrekullinë që Krishti bëri

me të verbërit. Tanimë artet janë si gjyslykët, qartësojnë shikimin për ata që

kanë sy dhe që duan të shikojnë...”, pohon Arian Leka. Por këtë vetëdije ka

pasur edhe poeti i shquar shqiptar i 4 shekujve më parë, Pjetër Budi, i cili

mendonte se poezia nuk është për të gjithë dhe nuk iu drejtohet të gjithëve,

179

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!