01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

emra hyjnish, mbretërish, qytezash, ujrash etj, që janë pjesë e historisë së

njohur të Dakisë; pamje me personazhe të veshur njëlloj si dakët në

Kolonën e Trajanit 8 dhe në monumentin e Adamklisi-së 9 . Një tjetër

argument në dobi të mendimit se pllakat iu përkasin dakëve është gjuha në

të cilën janë shkruar, e ngjashme me gjuhën rumune dhe me shqipen 10 , të

dyja pasardhëse të gjuhës së hamendësuar të pellazgëve.

Duke e ndryshuar me themel strukturën e jetës shoqërore dhe administrative

të Ballkanit, Perandoria Romake i rrëmbeu gjuhës dake hapësirën publike

dhe e detyroi të përshtatej, por të përshtatej deri në shndrrimin në një gjuhë

tjetër, të ndërmjetme, e cila do të bëhej e pavarur - rumanishtja. Ndoshta ka

qënë një ujdi jetike, e diktuar nga ligjet e mbijetesës, të cilët, rëndom, kur

ujdia nuk pranohet, imponojnë dëbimin nga Historia. Kësisoj gjuha e

dakëve u tërhoq në tempuj, në zonat gjeografike të pashkelshme, sidhe në

shtëpitë e njerëzve.

Shkalla drejt Gjuhës së Qiellit

Romani i Vintilë Horias nis me fjalitë tronditëse të Ovidit: I mbyll sytë që të

rroj. Dhe që të vras 11 . Në botën e padukshme nganjëherë hyhet përmes një

mllefi që është i dënueshëm për moralin, por i mërguari, qoftë edhe në

gjendje foshnjore, i nënshtrohet tashmë një morali tjetër, ngaqë nis një

dialog mëse prindëror e miqësor me Yjorin, një dialog të fshehtë, në njohjen

e të cilit ata që nuk e kanë përjetuar s’mund të depërtojnë veçse pjesërisht,

me ndihmën e një tufe paragjykimesh. Një çështje vetjake, e cila si rregull

shtjellohet brenda cakut të së shprehëshmes, i bën jehonë përmbysjes së

parë që ndodh në mërgim dhe pikërisht mohimit të gjeografisë dhe të

politikës në përgjithësi. I mbyll sytë dhe vras, dëshmon Ovidi, poeti

rrënjëshkulur. Sa të gjalla janë këto përfytyrime, më të gjalla dhe më të

kthjellta se sa vetë kujtimi i kësaj pasditeje… I mbyll sytë dhe jetoj. Unë

8 Kolonë e ngadhnjimit, prej mermeri, me diametër 4 metra, e ngritur në vitin 113 në

forumin e Trajanit (Foro Traiano), në Romë, për të kujtuar fitoret e korrura në vitet

101 dhe 107 kundër dakëve. Prototip i të gjitha kolonave të mëvonshme, Kolona e

Trajanit ka në basorelief në trajtë helikoidale, që shtjellet deri në majë dhe përmban

rreth 2500 personazhe.

9 Vend në Scitia Minor, në Rumaninë e sotme, ku legjionet e perandorit Trajan janë

ndeshur me dakët gjatë shpeditës së dytë të komanduar prej tij.

10 Po aty, f. 21.

11 Vintilë Horia, Dumnezeu s-a născut în exil (Zoti është lindur në mërgim), Shtëpia

Botuese Europa, Krajovë, 1990, f.2. Të gjitha citatet janë riprodhuar nga ky botim i

romanit (sh.y.).

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!