01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Filozofisë të Universitetit të Bukureshtit, u emërua atashe shtypi pranë

ambasadave rumune në Romë e në Vjenë. U arrestua nga nazistët dhe u

mbajt një vit në burg, për t’u liruar nga trupat angleze më 1945. Fill paskëtaj

zgjodhi mërgimin apo më saktë: u zgjodh nga mërgimi. Jetoi disa vjet në

Itali, pastaj në Argjentinë e në Francë, për t’u vendosur përfundimisht në

Spanjë, ku edhe vdiq më 1992, pa mundur ta rishihte vendlindjen. E

meqënëse të panjohura janë udhët e mërgimit, falë një paradoksi fatlum, në

moshën 42-vjeçare Vintilë Horia fiton të drejtën të flasë në emër të Ovidius

Publius Naso-s 2 si rrjedhojë e takimit vendimtar të autorit me veprën e

mërgimtarit të madh të Tomis-it. Ndërkaq, mes shkrimtarit të

sapopërmendur latin të shekullit I dhe atij rumun të shekullit XX krijohet

një lidhje krejt e veçantë, „një lidhje e mbinatyrshme, që buronte nga një

ngjashmëri misterioze”, beson akademiku francez Daniel-Rops. Tek

shfleton Të trishtmet dhe Pontiket e Ovidius Naso-s, Vintilë Horia e gjen

veten në to dhe realizon në nivel shpirtëror e tekstual shndrrimin e

gjeografisë në Shpirt. Aspak rastësisht, më vonë do të shprehej se „Që të

mbijetoja pa u çmendur nga dhembja, shumë vite më parë vendosa t’i

zgjeroja kufijtë e vendit tim dhe ta këqyrja Evropën si një atdhe më të

madh” 3 .

Mërgimi dhe një grimcë vitaliteti

Por ç’domethënë në thelb mërgim, dukuri që disa i qetëson, qoftë edhe

përkohësisht, duke u krijuar hapësira të lira falë ikjes, çrrënjosjes, - të

detyrueshme, të vullnetshme, ose të dyja bashkë, - të të tjerëve, ndërsa disa i

rilind, duan s’duan?! Dukuri me të cilën disa bëjnë publicitet gjoja-atdhetar,

mburren me një drojë të shtirur, ose nuk arrijnë të ngrihen në një të folme të

besueshme, e cila mund të na e lehtësonte pjesëmarrjen në vuajtjen e tyre

mirëfilltë; dukuri me të cilën të tjerë luftojnë dhe bashkëpunojnë që të

gjejnë një përligjje, një ideal, duke kuptuar më në fund se një njeri pa ideale

i ngjan një koke pa mendime dhe se për një ideal meriton ta flijosh jetën po

aq sa ai ideal e ka hak të jetosh në emër të tij - dhe të gjitha këto vetëm e

2 Ovidi, në latinisht Publius Ovidius Naso, poet latin, lindur në Sulmona, në vitin 43

para Krishtit, vdekur në Tomis, qyteti i sotëm Konstancë (Rumani), buzë Detit të Zi,

në vitin 17 ose 18 pas Krishtit. Autor i parapëlqyer i shoqërisë mondene të fillimeve

të Perandorisë Romake, falë poemave të tij, kryesisht mitologjike (Arti i dashurisë,

Heroidat, Metamorfozat, Fastet - Histori të bëmave të famshme), u ndëshkua me

syrgjyn për arsye të panjohura dhe vdiq në mërgim pasi shkroi veprat Të trishtmet

dhe Pontiket.

3 Shih Florea Firan dhe Constantin M. Popa, „Literatura diasporei” (Letërsia e

diasporës), Shtëpia Botuese Macedonski, Krajovë, 1996.

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!