01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Me surrealizmin e vet Piktori dhe Poeti synoi që t’i afrohej asaj të vërtete

që mohoi t’ia shpjegonte Krishti Pilatit” - shkruan kritika për të. Miltos

Sahturis, një nga poetët e mëdhenj grekë, shkruan për Engonopulos se ai

është ndër më të diturit. Elitis na dëshmon se: “Askush s’e njeh më mirë se

ai poezinë franceze.”

Niko Engonopulos shkruan: “Në Greqi surrealizmi u prit në mënyrë

skandaloze. Bota nuk ishte përgatitur. Zakonisht shkollat e reja artistike

vijnë pas shumë vitesh kur ato nisin të harrohen. Unë me Empirikon jemi

bashkëkohës të kahjes me Evropën dhe Francën.”

Po përse në imazhin e tij surealist, Elbasani është si një tablo “Natyrë

morte”?

Qesharak, e quajtën, por ai ishte një tip si Hamleti, një shpirt që kishte

lindur për të bërë mirë dhe që në jetë mundi ta shikonte të keqen në tërë

poshtërsitë e saj. Ai, si Hamleti, me qetësi, dukej sikur u thoshte:

Quamë çfarëdo instrumenti që të duash,

mund të më gërvishtësh, po muzikë s’mund të nxjerrësh prej meje.

“Jam fanatik vetëm kundër fanatizmit” - thoshte

Engonopulos ishte i pari që solli në artet figurative surrealizmin në Greqi e

që natyrisht u përshëndet nga idhtarët e kësaj shkolle, e veçanërisht nga

Elitis, Empirikos, Parthenis, Gacis, që kishin kulturë franceze, ndërsa u prit

nga peshqit me gjak të ftohtë në mënyrë fyese. Shtypi dhe kritika lundronte

në ato kohëra në ujërat e turbullta të ekzaltimit nacionalist.

Surrealizmi rizgjoi interesin tek mitet në aspektin e interpretimit

psikonalitik të tyre. Duke krijuar të ashtuquajturën “mitin vetjak”, e tërheq

dhe e bën për vete ideja e Fatit si mister, me një thellësi tragjike, ndodhet

shpesh në kërkim të një mitologjie të re që të ishte e aftë të përshkruajë

metamorfozën e pafundme të qenies. Engonopulos ishte i vetmi surrealist

grek, i cili kishte në bazën e piramidës së krijimtarisë figurative mitologjinë.

Ai nuk kërkoi “rikthim tek rrënjët”, as nuk e soditi me nostalgji të kaluarën

e largët.

Ai kompozon dhe rikompozon gjithë jetën artistike, figurën homocentrike të

Orfeut. Me bukurinë mahnitëse të kësaj figure sa mitike e njerëzore, aq

poetike e plastike, ai harmonizon artin e poezisë dhe të muzikës, ndërthur

fuqinë e perëndishme me dobësitë njerëzore. Këto të fundit e bëjnë Orfeun

që të bjerë “viktimë” i paaftësisë për t’i kapërcyer ato.

Orfeu, i biri i Apollonit, një nga dymbëdhjetë perënditë e Olimpit, dhe

Kaliopit, një nga të nëntë muzat, që frymëzonte poezinë epike dhe elegjike,

i binte Lirës, këtij instrumenti kordofon, të trashëguar nga i jati dhe e ëma,

nga shtatë tela i shtoi dhe dy, aq sa ishin muzat. Me këngët e tij qetësonte

391

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!