01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ERION TEMALI

Është lindur në Shkodër në vitin 1981. Është laureuar në drejtësi. Aktualisht

jeton në qytetin e lindjes, ku punon jashtë profilit për të cilin ka studjuar.

Ka bashkëpunuar si autor e përkthyes në veçanti me fletoret Ars dhe

Milosao. I pasionuar pas shahut, është ndër të rinjtë më të talentuar të

rrethit shahistik të Shkodrës.

Grija e kthimit

Atë ditë e la shegertin vetëm në shtëpi. Prindërit i kishin shkuar për

fundjavë në periferi të qytetit, pranë liqenit të madh. Si duket kishin filluar

seancat e gjata seksuale që kishin kohë pa i provuar.

Edhe pse nuk ishte hera e parë që e linte shegertin vetëm në shtëpi, atë ditë

ngurroi pakëz t’i thonte se nuk do kthehej mbrëmjes në shtëpi. Shegerti nuk

reagoi farësoj pas lajmit. Thjesht tundi kokën. Shegerti filloi të lagte lulet e

oborrit (egzotik), lulet ishin të vetmuara, të bukura e të kushtueshme:

Vetmia paguhet shtrenjtë zotni nëpërdhëmbi shegerti vetëm për veten e tij.

Duke dalë për dere iu kujtuan fjalët e babait që të sillej gjithmonë mirë me

shegertin.

Gjithë natën e kaloi me miqtë e vjetër që kishte muaj pa i parë, pasi kishte

qenë në perëndim. U tërbuan duke qeshur me historitë aventureske që kishin

kaluar, të ngacmuar pak edhe nga alkooli, nuk kishte gjë të ndalte të

qeshurat e shfrenuara që dilnin nga fundi i stomakut.

Kur u zgjua të tjerët ishin fjetur. Gojën e kishte helm nga duhani. Këmbët iu

morën pak, edhe pse pija kushedi sa kishte që i kish dalë, në moment iu

kujtua pallimi që kishte bërë me një mulate në Strasburg, “një çokollatë e

vërtetë” nëpërdhëmbi dhe mori një çokollatë mbi komodinë, për të

ëmbëlsuar gojën, pastaj shtoi: “Jeta është një kuti me çokollata” e pastaj

“Hallall e paç o Forrest Gamp”. Ora ishte 10 e 27 min. Nuk i trazoi miqtë,

por u nis direkt e në shtëpi. Dielli i fortë mesdhetar e bezdisi gjithë rrugën.

Kishte qëndruar vetëm 6 muaj në perëndim e megjithatë kalimtarët i

dukeshin komplet të huaj pak edhe të frikshëm. “Çfarë dua unë në këtë vend

mor vëlla” - nëpërdhëmbi. Ndërkohë kishte mbërritur në lagjen e tij.

Fëmijët loznin në të katër cepat, disa luanin futboll me porta të vogla e të

tjerë të armatosur me shishe uji lagnin njëri – tjetrin. Disa ishin në moshë

puberteti. Mori edhe ai një spruc uji në shpinë nga një fëmijë shtrembaluq ,

por nuk reagoi për të mos rënë pré e të qeshurave, të cilat nuk vonuan e

erdhën gjithsesi.

Porta e shtëpisë ishte vetëm dhjetë metër larg, duhej prerë rruga, një makinë

kaloi nxitimthi, e pudrosi në pluhur. U ndal para derës, kërsiti. Askush nuk

321

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!