01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kujtime jo shumë të largëta, kur një tjetër Anë, e bukur si kukull, por jo

kukull, me një nishan mbi buzën e majtë, e donte aq shumë, e donte aq

shumë...

Mirëpo do të shkëputej nga kujtimet sepse trami do të shkundej, maja do t'i

ngrihej përpjetë, ai do të mbështetej në ndenjësen e tij dhe do të shikonte me

habi se të tjerët, domethënë kukullat, nuk do ta ndienin ndryshimin.

Ç'bëhet?, pyeti veten. Pa nga dritarja. Gjithë ajo makinë e rëndë, që duhej të

ecte mbi shina, tani ishte ngritur në ajër, po fluturonte, po çante retë dhe

poshtë, poshtë tij, qyteti i madh po bëhej i vogël si vizatimet e fëmijëve. U

ndie i lumtur, po fluturonte mes kukullave, si një fëmijë i përkëdhelur që e

veshin dhe e lënë të argëtohet me gjërat më të bukura.

Trami e la qytetin e madh, u ngrit sipër, mes reve dhe, pikërisht atëherë

Nameti do të shkonte përsëri te tramieri ta pyeste ku ndodheshin e ku do të

shkonin.

-Bëjmë një vërtitje mbi Ballkan e pastaj mbi gjithë Botën. Sonte toka dhe

qielli janë tonat,- do t'i thoshte ai.

-Por...,- do të përtypej Nameti,- ky nuk është aeroplan, po tram.

-A nuk të thashë se sonte të gjithë jemi lodra? Ik më mirë shiko nga dritarja.

E gjithë bota është nën këmbët e tua. Retë kërcejnë si ketra, yjet vallëzojnë,

njerëzit atje poshtë vrasin e vriten, vjedhin e vidhen, por që këtej nuk

duken...

-Kam një lutje,- i tha Nameti pasi u mendua pak.

-Thuaje,- u përgjigj tramieri.

-Kur të jemi mbi Adriatik, aty ku është një ishull i vogël me emër guri, a

mund të fluturojmë pak ulët?

-Tani është errët dhe nuk do të shohësh gjë,- do të thoshte tramieri.

-Mund të ulemi sa për pak? Sa të përshëndes nënën e babanë? Sa t'i hedh

një lule Violetës e Lilës? Dua t'i puth pak ballin e ftohtë Anës. Të lutem!

-Anën e ke këtu,- tha tramieri me zërin e ftohtë si të kurdisur,- sonte Ana do

të jetë gjithë natën me ty.

U rrënqeth. Ajo që ngjante me Anën, qenkësh Ana e vërtetë.

Filloi një stuhi e çmendur dhe tramieri nuk e ndali dot tramin fluturues atje

ku desh Nameti. U ndie i brengosur. Kukullat vallëzonin, këndonin, kurse

Ana merrej me disa fëmijë të vegjël e herë pas here i hidhte vështrime

përvëluese si dikur.

U dëgjua një zë që lajmëronte uljen. Fluturimi kishte mbaruar. Doli edhe ai

duke ndierë pas shpinës një dihatje që e njihte aq mirë. Ngjitur me të ishte

Ana me dy fëmijë kukulla në duar. Njeri prej tyre ishte i zeshkët. Filluan të

këndojnë fëmija me Anën: "Nuk na tremb breshëri, nuk na tremb as shiu,

jemi racë e fortë, racë arixhiu!".

-Ana,- klithi Nameti.

Ajo iku duke i ngulur përsëri vështrimin përvëlues dhe atij do t'i duhej të

ndiqte pas turmën e atyre kukullave tek hynin brenda një salle stërmadhe. I

368

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!