01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shkrimtari përballë përvuejtunisë

„Dedico questo libro alla parola umiltà, che manca al lessico albanese. Una

tale mancanza può dar luogo a fenomeni assai curiosi nell'andamento di un

popolo”. Ky asht përkushtimi unikal që i paraprin nji librit me skica

origjinale Vendi ku nuk vdiset kurrë, i shkrimtares së re Ornala Vorpsi.

Nuk asht nevoja me qenë ekspert i historisë së gjuhës shqipe, me e ditë se

njikjo fjalë umiltà, s'ka si mos me egzistue në nji gjuhë që qysh se ka fillue

me u shkrue e për pesë shekuj zgjedhë osmane asht mbajtë gjallë nga njerzit

e Krishtit. Dhe për ma tepër, fjala përvuejtuní që (siç ven oroe diku K.

Zejno) të kujton fjalën përvojë, asht shum ma e ambël se umiltà që i

bashkalidhet foljes umiliare – me poshtnue.

Ia kushtoj këtë shënim fjalës përvuejtuní, që i mungon leksikut të

shkrimtares Ornela Vorpsi. Nji mungesë e tillë mund të bahet shkas

dukunísh shum të çuditshme në mbarëvajtjen e nji shkrimtarje.

Abuzimi ndër shqiptarë

Fjala abuzim u pëlqen shqiptarëve, u duket fjalë buzëhollë, prandej

abuzojnë. Përveç abuzimit, shqiptarët edhe buzërojnë. Jemi nji popull me

nevoja të ngutshme erotike, dhe edhe shpifja, pra buzërimi, asht trajtë e

kallëzimit dashunor, të asaj që nuk zotnohet.

Shkrimtarët shqiptarë

Cilët janë shkrimtarët shqiptarë? Të gjithë e dijmë. Cili asht profesioni i

tyne? Me shkrue, sigurisht. Po zanati i tyne, cili asht? Me ba si shqiptarë,

nuk ka dyshim. A doni me e ditë se cili asht barometri i krijimtarisë së tyne,

asht pikërisht kjo luhatje profesion-zanat. Kur shkruejnë mirë nuk bajnë

shum si shqiptarë; kur bajnë shum si shqiptar, nuk janë tue shkrue gja.

Kakatil, kakatil, kakatil… kaservil

Shqiptari anadollak, ose arnauti dallkauk, pra zgjebja e ligatinës moçalorobizantine,

që ka rezistue falë vorfnisë shpirtnore jo të provincave por të

provincave të provincave tona, asht servil. Me të kapë fjetë mund të bahet

edhe katil. Diftojani vendin e kthehet prapë në servil. Kjo asht "Kalinka" e

jonë: Ka katil, ka katil, ka katil… ka servil.

71

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!