01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

si mjeshtër i saj. Pra, Naimi, duke ecur në gjurmët e dy traditave të

fuqishme, në fushën e poezisë në persisht e në greqisht, duke e treguar veten

e nivelin e vet me sukses, paskëtaj, me guxim, iu kthye gjuhës shqipe. Pasi e

prezantoi veten në botën intelektuale të kryeqytetit osman dhe jashtë tij, ai i

hyri poezisë shqip dhe krijoi poemën „Bagëti e Bujqësia“ në shqip. Kjo

është „dallëndyshja e tretë“ naimjane në fushën e krijimtarisë poetike, por

tashmë në gjuhën amtare, e botuar jashtë kufijve të perandorisë, se brenda

saj nuk mundi ta botojë. Shqipja ishte një gjuhë pak e lëvruar dhe jo me

traditë si dy gjuhët e lartpërmendura dhe mjeshtri i afirmuar Naim, pasi

forcoi pozitat e veta në botën intelektuale, në elitën osmane, iu përvesh

prapë me kurajë të krijojë tashmë, traditë në gjuhën e vet shqipe, e cila, për

më tepër, ishte gjuhë e ndaluar, nuk lejohej shkrimi i saj. A ishte Naimi në

nivelin e krijimeve të tij në persisht e greqisht? Studiuesi i mirënjohur, i

mbrujtur me idealet rilindëse, që është marrë me krijimtarinë e Naimit,

Rexhep Qosja, me hollësi e ka analizuar atë dhe na ka zbuluar nëntokën e

poemës „Bagëti e Bujqësia“ dhe nivelin e lartë të saj si nga ana artistike e

ideore, ka zbuluar mjeshtërinë e madhe të krijuesit Naim.

„Dallëndyshja e katërt“ që do të veçojmë në krijimtarinë e gjerë të Naimit

në fushën e poezisë është poema me 8 këngë “O eros” (Dashuria), krijimi i

fundit i Naimit, sepse shëndeti i përkeqësuar nuk e lejoi të shkruajë. Botimet

e mëpasme ishin shkruar qysh më parë. „O eros“, siç e tregon titulli, u

shkrua në greqisht gati 10 vjet më vonë pas botimit të divanit persisht

„Ëndërrimet“. Kjo ishte dëshmi e nivelit që kishte arritur mjeshtri i poezisë

Naim pas mbi 10 vjet pune botimesh në poezi e në prozë. Ka të ngjarë kjo të

jetë edhe vepra me të cilën ai bashkë me krijimet e Abedin Dinos iu

paraqitën Akademisë së Athinës dhe u çmuan lart prej saj e morën

dekoracione, siç thuhet në një burim. Studiuesve të ardhshëm të Naimit nuk

duhet t’u dalë jashtë vëmendjes studimi i këtyre katër veprave të tij, të cilat

janë shkruar në gjuhë të ndryshme dhe tregojnë lartësinë e tij si krijues dhe

si mjeshtër i poezisë edhe në gjuhë të tilla elitare të poezisë si persishtja e

greqishtja, si dhe debutimin e tij të suksesshëm në një gjuhë ku ai krijoi

traditë, siç ishte gjuha shqipe. Si në gjuhët me traditë, si në një gjuhë si

shqipja, pothuajse pa traditë, Naimi tregoi guxim. Ai hodhi themelet e

traditës të poezisë shqip. Brezat e sotëm i janë mirënjohës Naimit, këtij

mjeshtri të poezisë shqip. Mjeshtërinë e vet në poezi në gjuhët botërore të

poezisë ai e vuri në shërbim të krijimit të traditës së gjuhës së nënës së vet

Shqipëri, nga e cila ai merrte forcën që kishte. Studiuesit e sotëm naimjanë

duhet të shohin divanin persisht, dy poemat greqisht dhe poemën kryevepër

„Bagëti e Bujqësia“ të tij në veçoritë e tyre, por edhe përbashkësitë e tyre,

t’i shohin duke i shijuar në origjinalet e tyre, për të nxjerrë në pah lartësinë e

mjeshtrit të poezisë jo vetëm në shqip, por edhe në gjuhët botërore të saj, të

dijetarit Naim, të akademikut Naim. Naimi është një figurë, një personalitet

i letërsisë jo vetëm shqipe, por edhe i letërsive të tjera, por kjo gjë duhet të

251

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!