01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

sistemi i shenjave, me gjuhën e veçantë poetike, e cila lirisht mund të

emërohet gjuhë poetike hamitiane.

Poezia e Hamitit nuk është thjeshtë një ekspoze alfabetike: Ajo te lexuesi

hyn si një furi poetike me përmbajtje dramatike. Pikëshikimi i poetit nuk

shpreh vetëm fiksion poetik për të përcaktuar pozicionin e tij ndaj jetës. Por

edhe më shumë se kaq: veprimin. Nëse nuk vepron mbetesh jashtë, askund,

edhe më keq: “mbetesh përjetë në gjini asnjënjëse”. Kushti është i rëndë.

Duhet të zgjedhësh mes varrit të babës dhe varrit të nënës, dhe

domosdoshmërisht përsëri mbetesh i lidhur me dhembjen (ah! pse

gjithmonë me dhembjen!?) e përjetshme të etnosit:

Atdheu dhe Mëmëdheu lidhur dy gjini

Të tretën si dhembje e kanë në gji (poezia Atdheu)

A fillon nga këtu koha zero e njeriut, a fillojnë këtu shenjat e shenjta të

vetvetes, që quhen a t dh e, a fillojnë që këtu edhe shenjat e kolektivitetit?

Hamiti i vazhdon me ngjizjen e shpirtit, të etnisë te fjala. Në poezinë Besa,

kjo shenjë emblematike ku përmes vargjeve “Farë e lindjes lidhë në terr”

(...) “Fjala e jeta lidhen si kob”, del tragjedia e personazhit lirik dhe e

etnosit. Dhe krejt natyrshëm vjen germa e tretë dhe poezia Cubi, njëra ndër

më të bukurat përgjithësisht në poezinë shqipe. Kështu krijohet ABC. Të

tjerat vijnë por, gjithmonë, pas abcës. Merrnie me mend “Cubi u nis të

fshehet në malin Cullak”! Aq këmbëngulës, aq i shkathët e aq dinak vetëm

e vetëm të gëzoj jetën, të jetë shenjë e shenjtë edhe atëherë kur:

Cilja e zemra e ftohur në acar

E lanë si cung se kohën kish harruar (poezia Cubi)

Ndodh kështu sepse Cubi ka harruar kohën, dhe mjerë ai që harron kohën në

të cilën jeton, kohën kategorinë kryesore të jetës dhe të vdekjes, harkun që

lidhë dy mrekullitë e natyrës, Zotit.

Me një shkathtësi të jashtëzakonshme gjatë vargëzimit, Hamiti brenda kësaj

poezie përdor 9 fjalë funksionale me polisemi të fuqishme teksture,

intertesktore e metatekstore me nistoren c: cub, cullak, cem, cep, cikol,

curr, Cilja, cung, cinik. Nga këtu del në sipërfaqe fuqia e gjuhës, tipari

kryesor i poezisë së Hamitit dhe funksionaliteti i saj i shprehur në kulm.

Në poezitë si, Embetha, Ëh, Gjergji, Himni, Llapi, Shqipëria etj., por edhe

Nana, Orfeu, Ura, etj., del në pah diskursi (historik, biblik dhe heroik),

tema dhe toposi - vendi, klishea, por jo vetëm në kuptimin e thjeshtë të

fjalës. Zhenet thotë “Nyja e kësaj vështirësie qëndron në një mënyrë në

takimin ndërmjet tematikës origjinale dhe të “thellë” të individit krijues dhe

asaj që retorika e lashtë e quante topika d.m.th., thesari i subjekteve dhe i

formave që konstituonin të mirën e përbashkët të traditës dhe të kulturës.

265

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!