01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“persishten” ai mori pikët më të larta. Nuk e themi ne shqiptarët; para nesh

e thanë vetë persët, rumët, greqishtfolësit e të tjerë.

Vepra “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve” ishte një “dorashkë” që u hidhej

qarqeve qeveritare e intelektuale të Ballkanit, “u flitej me gjuhën që ata e

kuptonin”. Ai zgjidhte si armë armën e tyre “greqishten katharevusa të elitës

aristokratike të krejt vendeve të Ballkanit (dhe në këtë gjuhë u dërgonte

mesazhet e miqësisë, humanizmit, për veshët që dëgjonin; amá secili në të

drejtën e vet, në respektimin reciprok të secilit. Njëkohësisht, u kujtonte

edhe se kush ishin shqiptarët. Edhe në këtë dyluftim në terrenin e

greqishtes, një gjuhë me tradita të lashta në fushën e poezisë, Naimi tregoi

se ishte një mjeshtër dhe nuk i turpëroi ngjyrat e veta. Përgatitja e marrë në

gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe talenti i tij prej natyre e nxorën fitimtar

edhe në këtë betejë të dytë. U takon studiuesve të sotëm dhe të ardhshëm që

me punime të detajuara dhe të specializuara të nxjerrin vlerat e një poeme të

tillë në greqisht mbi bazën e njohjes së gjuhës katharevusa, aftësisë së

Naimit për të thurur vargje, mjeshtërinë e tij artistike, krahasimit me poetët

bashkëkohës grekë (kohës së Naimit – L.B.) dhe poemat më të mira të

poetëve me eminente grekë apo greqishtfolës të asaj kohe. Po më 1886

botohet nga Naimi përkthimi i “Iliadës” së Homerit në turqisht, në

osmanisht. Naimi, me këtë përkthim hidhte një gur e vriste tre zogj. Së pari,

ai e bënte këtë për të treguar se gjuha osmane ishte një gjuhë që “përtypte”

me sukses dhe arritjet e “atit të vjershërisë” siç thotë Naimi, Omirit, (d.m.th.

Homerit – L.B.). Kjo ishte një ndihmesë që jepte si shkrimtar në rang

perandorak për gjuhën e shtetit ku jetonte e punonte. Gjuha osmane ishte

një gjuhë e kultivuar dhe ishte në gjendje të jepte me tërë ngjyrimet e

mundshme, poezinë e lashtë mbi themelet e së cilës u ngrit poezia e

kombeve të tjerë. Së dyti, si të thuash, i hidhte “dorashkën” pas greqishtes

elitare katharevuse që i kishte rrënjët në mesjetën bizantine, greqishtes së

vjetër klasike, të lashtë; poezisë së lashtë greke. Ai e provonte veten si

njohës edhe të kësaj gjuhe të antikitetit. Ai afirmonte veten para elitës së

kryeqytetit osman se ai e njihte greqishten e vjetër qysh në burimet, që nga

Homeri, babai i vjershërimit, për të cilin ai flet edhe në këtë vepër në fund

të saj. Ai vetëm sa provon të përkthejë këngën e parë. Sipas orientalistit

Hasan Kaleshi, përkthimin turqisht, ndryshe nga ai që bëri 10 vjet më vonë

në shqip në vjershë, e bën në prozë. Edhe kaq mjafton, po të kesh parasysh

vështirësitë që ka përkthimi nga kjo gjuhë. Kush është specialist, mund të

dëshmojë. Edhe në këtë dyluftim Naimi tregon para opinionit osman elitar,

inteligjencës osmane, që e njeh pas traditës persiane të vjershërimit edhe atë

greke të re , edhe atë katharevuse si dhe traditën antike greke të vjetër, këtë

radhë jo nëpërmjet vjershërimit në vazhdën e asaj tradite, por nëpërmjet

përkthimit nga ajo gjuhë. Së treti, Indirekt Naimi, duke përkthyer nga

greqishtja e vjetër një gjuhë e poezisë klasike, në osmanisht, ai i tregonte

elitës osmane, qarqeve intelektuale, se e zotëronte perfekt edhe gjuhën

253

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!