01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E dimë se bota me Tjetrin është ligësi, urrejtje, luftë, por nuk e dimë se çdo

të ishte bota pa tjetrin. Për këtë na ndihmon miti i gjenezës tek egjiptianët

dhe perëndia e tyre Ra.

Përreth janë ujrat e fjetura të Kaosit dhe kurrgjë tjetër. Ra-së i duhet të

imagjinojë një qënie tjetër, por bota është e varfër me modele, ose më sak

është fare e virgjër sojesh. Atgrimë Ra bën një orvatje sforcuese, imagjinon

vetveten në formën e një hijeje të errët, e cila i rrotullohet përreth, i vjen

vërdallë, e përkëdhel në ije, i merr fallusin e tendosur dhe pikat e spermës ia

shpraz në gojë. Kur të vijë koha, së bashku me pështymën, ajo do të nxjerrë

nga goja fëmijët Tefnut dhe Shu. Por ne kemi gjasën të sendërgjojmë edhe

diçka tjetër: pikërisht hijen e zezë të trupit të vet, që aty zgjatet dhe aty

shkurtohet, Ra mund të priste me gërshërë dhe ta mbillte me kalema brenda

vetvetes për t’ u shumuar. Por me sa duket s’ ishin ngjizur akoma pemët për

ta huazuar këtë arketip shumimi.

Është interesante të vërehet se Ra është mashkull, ose më së shumti një

perëndi deledashe, dhe se organi pllenues është goja, e cila ruan rolin e

seksit horizontal. Ato pika të pakta sperme do të jenë zanafilla e përrenjve

dhe e lumenjve njerëzorë të mëvonshëm. Por këtu jemi të prirur të

kundrojmë vetëm atë ndjenjë hutimi e çorentimi që i shkakton Perëndisë

mungesa e tjetrit, të huajit.

3.

Në një shtrirje kohore prej mijra e mijra vjetësh, mbi ngastrat folklorike për

të huajin, nomadin, është formuar një shtresë e trashë lymi poshtërues, sepse

nga ca qyngje të vjetra janë shkarkuar bërsi urrejtjesh, ujra të zeza racizmi.

Jabanxhi, beduin, muhaxhir, arixhi, refugjat, katundar, cigan, kokëpalarë,

çifut,... janë vetëm disa nga currilat pezhorative që vazhdojnë të derdhin

llum në fushën e leksikut.

Ndërkaq duhet thënë sheshazi: ardhacaku, për shkak të rrezikimit të qenies,

mobilizon të gjitha forcat e nënvetëdijes së tij dhe ka një syçelësi të

pashoqe. Ai ka forcën gjalluese të barërave të egra, forcën e tyre egërshane,

vrullin dhe ardhangien e tyre, si dhe parfumin e fortë cuknisës të malit.

Teksa vendaliu ka krijuar jetën e qetë rutinore, me tarbietet patriarkale,

kafenetë e pira mbasditeve plot llogje dhe klishe steriotipe të menduari,

ardhacaku është bash guri që bie “bëlldum” mes ujrave të fjetura të këtij

moçali.

Vendaliu është denbabadenasi: vini re skelitin e gjatë e kësaj fjale: halat e

saj janë kreshpëruese, krokodilore, të trohisura si brisk . Kemi parë me çfarë

përbuzje i trajton media dhe shtypi ata që kanë ardhur nga veriu dhe rrinë në

Bathore. Vetë fjala “bathë” të kujton perimen monokotiledone, si një fasule

435

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!