01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BIBLIOTHÆCA HÆMUS

Një roman befasues për jetën

e emigrantit lindor në botë

RIAT AJAZAJ: Der Koffer. Roman. edition nove.

Wien/München. 2007.

Shtëpia botuese edition nove ka nxjerrë në treg romanin e pare në gjuhën

gjermane të shkrimtarit kosovar Riat Ajazaj. Romani „Der Koffer“ (Koferi)

mbështetet në jetën dhe mbijetesën e emigrantëve kosovarë në Gjermani,

por zbërthen edhe çështje universale që janë të pranishme në jetën e çdo

emigranti që zhvendoset nga Lindja e sprovuar në Perëndim. Romani

shquhet për një mënyrë të veçantë rrëfimi e përftimi të realitetit, përfshi ai

ndërtekstor. Rrëfyesi flet në vetën e parë dhe merr shkas nga fjalët që i

dikton çdo të premte herët djalit të vet të vogël. Para se djali të shkojë në

shkollë, atë e bir zhvillojnë një ushtrim gjuhësor e tërthorazi historik, që

mund të shihet edhe si një stërvitje mbijetese e breznive të lindura në

mërgim. Fjalë që babai i lexon me zë dhe të cilat biri i shkruan në gjuhën

gjermane (ri)ngjallin tek rrëfyesi (ati) shoqërime të befta metaforike me

burim në jeten e tij nga vendlindja sidhe në jetën prej mërgimtari në

Perëndim. Rrëfyesi zbulon papritmas se qëndron para një sprove të vështirë

të kuptimit të mirëfilltë të këtyre fjalëve, jo krejt të huaja, por as krejt

familjare për shpirtin e tij. Pikërisht kjo vështirësi bëhet edhe shkas i

rrëfimit, si të thuhet hibrid, i plotit të romanit. Në njërën anë kemi fjalët

gjermane, të renditura në një fletore shkolle, kurse në anën tjetër, në shpinën

e padukshme të fletëve – copëza nga jeta e mërguar. Fletët e pashkruara e

çojnë fillin e rrëfimit sa në historinë vetjake të familjes së rrëfyesit, aq edhe

në skenat e luftës në Kosovë e ish-Jugosllavi, gërshetuar me degëza nga jeta

e tij në të tashmen. Shpeshherë, krahas fjalëve gjermane, brofin fjalët

shqipe, si në mbështetje të njëra tjetrës, duke qartësuar mozaikun pamor të

rrëfimit. Në gjithë këtë shtjellë rrëfimi koferi bëhet metafora kryesore që i

lidh të gjitha copëzat e tani-diku, tani-këtu, përherë-gjithkënd, lidh vende e

kohëra të ndryshme, që jo rrallë përjashtohen mesveti. Në roman ndërlidhen

natyrshëm edhe ikjet masive nga bregdeti shqiptar drejt Italisë në fillimet e

viteve '90, ridhënë me një ton dhe ritme lirike. Historia e emigracionit

shqiptar plotësohet nga marrëdhënia e poetëve shqiptarë me diktaturën.

Edhe legjenda e zënies rob të poetit të madh spanjoll në qytetin bregdetar të

Ulqinit është përshtatur dhe kyçur në rrëfim.

406

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!