01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Re araboberbere

I afërmi i mikut tonë të ngushtë kishte vrarë veten. Bomba kishte shpërthyer

në familjen e tyre. Vala e fundit kishte tronditour edhe rrethin tonë

shoqëror. Në orën njëmbëdhjetë ishte varrimi. E kishim lënë të takoheshim

një orë përpara në kafenenë e përhershme, për “kafenë e para varrimit”. Si

zakonisht unë shkova me vonesë.

“Sa ditë e sëmurë! ”, - thashë me vete sapo shkela në hyrjen e kafenesë. E

me të vërtetë, ashtu ishte: ditë korriku…zabollirë, re klandestine nga Lindja

e Mesme dhe Afrika Veri Lindore (kisha ndjekur shërbimin meteorologjik

në mëngjes), fshiheshin e përziheshin shumë lart mes njëra tjetrës; rrezet

depërtonin prej të çarave araboberbere, digjnin kokat e kalimtarëve e

tërhiqeshin.

U përshëndeta ftohtë me miqtë. Dy prej tyre nuk më dhanë as më të voglin

ndryshim. Njëri fliste gjithë kohës, tjetri nuk fliste fare (si gjithmonë). M’u

desh t’ia vija në dukje (si gjithmonë kur kisha rëndë veten) këtij që fliste

gjithmonë se duhej t’i linte rradhë tjerëve. I treti nuk duroi më e ia filloi të

lëshonte batuta pa doganë. Dallohej se vala e bombës e kishte gjetur të

papërgatitur. Ndërkohë më kishte ardhur kafeja e shkurtër që kamarieri ma

sillte sapo ulesha në tavolinë. Shquaja njollat e errëta që notonin në

sipërfaqe të kafesë, m’u kujtua ndotja e Gjirit Persik. Në xhamllekun e

lokalit, në krahun e djathtë, pasqyroheshin bezdisshëm retë ngjyrë alumini

të pisët. Përtej xhamave, dalloje spirale pluhuri me letra e qese rrugaçe që

ushqeheshin verbërisht nga një erë që kishte ngatërruar stinë.

E rrufita menjëherë kafenë. Miku i tretë vazhdonte të lëshonte batuta, i pari

vazhdonte të fliste çfarë t’i kujtohej sapo dallonte një presje, pikë a

pikëçuditëse në mes shprehjeve të tjetrit, i dyti vazhdonte të heshtte

errësisht, jo më kot i kishim ngjitur nja dymbëdhjetë nofka! Unë përpiqesha

pakëz të luaja rolin e moderatorit serioz, por ishte e kotë. Pak minuta dhe e

gjetëm veten duke qeshur si të marrët prej batutave të të tretit, i cili qeshte e

hakërrehej më tepër se të gjithë. Dita paksa e lagësht e me qiell të turbullt,

më kishte rënduar frymëmarrjen e shpirtin, si duket kisha edhe ndonjë lloj

alergjie të fshehtë. Pija duhan si mushku, as të tjerët s’i linin gjë mangut

(kjo sa për ngushëllim). Re autoktone tymi që dilnin nga oxhaqet tona,

shenjonin të ardhmen e afërt, pastaj asgjesoheshin nga aspiratori.

Tashmë ishim bërë viktima të batutave të egzagjeruara të të tretit, i cili nuk

pushonte së treguari e së qeshuri duke u çirrur, ndërkohë që shqyheshim

gazit, lëshonim ndonjë fjalë sa për t’i hedhur zjarrit vajgurit (“vajgurit”,

fjalë që s’e kam dëgjuar që në njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e njëshin,

kur viheshim në rradhë për pesë litra.). I treti që nuk kishte pirë kurrë në

jetën e tij allkool apo drogë, qe dehur prej dhimbjes së fatalitetit, dhe po e

shkarkonte gjithë dufin (avujt e alkoolit të dhimbjes) mbi ne që trulloseshim

324

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!