01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet*

(Disa fjalë mbi praninë e Ali Podrimjes në poezinë evropiane)

Asnjëherë s’është vonë të flitet për Vdekjen, sidomos për dy fytyrat

thelbësore që lindja e re (sipas mistikëve) dhe fundi i botës, ose asgjësimi

(sipas ateistëve), i ka të paktën qysh kur në këtë botë shkruhen vargje.

Vdekja e dhunshme, e pazbërthyeshme, zemërgurtë, e dalldisur, e shoqëruar

nga një humor çnjerëzisht i zi - dhe Vdekja pa të cilën letërsia nuk do të

kish ekzistuar. Ndoshta në pafuqinë apo në ngutjen për t’i ndarë qartësisht

të dyja fytyrat e Vdekjes, qëndron edhe tragjedia e vërtetë e njerëzimit, por

edhe kufiri që veçon grurin nga egjra. Njeriu pasmodern nuk i ndruhet më

vdekjes ngaqë e ka lënë veten t’i zhvatet ajo që ka më të shtrenjtë dhe më të

amëshuar qysh nga lindja, domethënë Besimi. Ai lejoi, madje bëri çmos që

ta zhvendoste besimin në qënie tek besimi në sende. Por, teksa qëniet janë të

pafundme ngaqë dhurojnë e vetëdhurohen, sendet kanë një fund ngaqë

përthithin në mosdije gjithçka dhe të gjithë. Në një farë mënyre, e ardhmja e

njeriut është shkretuar nga e shkuara, sepse sendet, duke mos pasur as të

shkuar e as të ardhme, orvaten t’i ngjizin rrejshëm ato. Mistiku i shquar

Kleopa këshillonte qartë: në të djathtë të mbajmë frikën nga Perëndia, në të

majtë frikën nga Vdekja, për të lartuar kësisoj muret shpirtërorë që e

ndihmojnë njeriun të çapitet vetëm përpara, drejt shpëtimit. Vdekja e

epërme, mësimdhënësja, ajo që urtëson, mbush me mëshirë e mirëkuptim,

është e lidhur ngushtë me Perëndinë, madje përfaqëson një mjet të fshehtë

të Tij. Por sytë e njërëzve të sotëm janë të zbrazët, të përndezur nga

pakënaqësia dhe pangopja, ndërkohë që uria e shumëfishtë e tyre është bërë

qelizore dhe marroke, ngaqë e kanë harruar Vdekjen dhe i druhen në

mënyrë sporadike, në raste urgjence, vetëm vdekjes së trupit. Ky është

shkaku që, ndër të tjera, nuk ia kanë frikën as Perëndisë.

Rrallëherë ndonjë fjali më ka ardhur njëherazi në të dyja gjuhët që shkruaj.

Fjalia U dynd vdekja në kullën e Poetit dhe i rrëmbeu fëmijën (në shqip) dhe

Nãvãli Moartea în turnul Poetului şi-i rãpi copilul (rumanisht) më është

ngulitur në mendje pas leximit të poezisë së Ali Podrimjes**, përkthyer në

rumanisht. Ndodhia që ka lindur fjalinë e mësipërme është aq e dhimbshme,

saqë lyp heshtjen e një përshpirtjeje, e ruajtjes së diçkaje të shenjtë, por e

njëjta heshtje ta përshfaq vegueshëm shtjellimin dhe çnzjëtimin e një të

shkruari që vështirë se mund të ndryhet në kanune a rryma letrare. U dynd

vdekja në kullën e Poetit dhe i rrëmbeu fëmijën. Djalin. Mbartësin e gjakut,

420

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!