01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ja fragmenti kryesor i mitit i sjellë nga Kamy-ja. "Po t'i besojmë Homerit,

Sizifi është njeriu më i ditur dhe më i kujdesshëm midis te vdekshmëve.

Megjithatë, sipas një tradite të vjetër, atë e tërhiqte zanati i cubit. Nuk më

duket kontradiktore. Opinionet janë të ndryshme për shkaqet përse u

dënua që të bënte në ferr punë të padobishme. Para së gjithash, e dënojnë

për mendjelehtësi në sjelljet me perënditë. Nuk i ruajti të fshehtat e tyre.

Egina, vajza e Azopit, u rrëmbye nga Jupiteri 1 . I ati u befasua nga kjo

zhdukje dhe u ankua te Sizifi. Ky i fundit, që kishte dijeni për rrëmbimin, i

premtoi Azopit t'i tregonte, me kusht që ky t'i jepte ujë kështjellës së

Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit të ujit, ai zgjodhi të dytën. Për

dënim, u dërgua në ferr".*

Te ky fragment i sjellë nga Kamy-ja, Sizifi na përshkruhet i ngarkuar me

virtyte, më i ditur dhe më i kujdesshëm midis te vdekshmëve, vetëm ngaqë e

tërhiqte zanati i cubit. Por edhe këtë ves autori i cituar ia fal, nuk i duket

kontradiktor. Ndryshe, teoria e tij për absurdin nuk mund të mashtrojë.

Sipas këtij versioni, Sizifi dënohet sepse midis rrufeve dhe bekimit të ujit, ai

zgjodhi të dytën. Kam të drejtë të pyes: Përse nuk u dënua me ujë, por me

gur? Këtu lind çarja e parë në logjikën e mitit dhe atij të Kamy-së.

Edhe në traditën e shumë popujve, jo vetëm në lashtësi, masa e ndëshkimit

vihet mbi bazën e asaj që kryhet nga fajtori: nëse vret, vritesh. Nëse të kapin

duke vjedhur, për shembull një dele, ta varin atë në qafë e të turpërojnë për

tërë jetën duke të shëtitur, pra ta bëjnë jetën skëterrë. Në disa vende të tjera

vjedhja ndëshkohet me prerje dore, pra hiqet nga trupi ajo pjesë që u përdor

për të kryer veprimin e ndaluar..

Kurse Sizifi përdori gurin për të kryer prapësitë e tij dhe u ndëshkua me

ngritje guri, jo me dele. Në një pamje jo aq figurative të çmitologjizuar,

Sizifi mund të jetë një njeri i zakonshëm që e shëtitin fshat më fshat e

krahinë më krahinë me një gur mbi shpatulla, duke e turpëruar, pra duke ia

bërë jetën skëterrë. Edhe në këtë rast bartja e gurit nuk ka si qëllim

ndërtimin e murit, pra nuk kryhet me të asnjë punë, është një lodhje e kotë

me qëllim jo ndërtimin, por ndëshkimin. A mund të jetë i lumtur Sizifi apo

çdo lloj sizif tjetër me këtë? Kotësia e punës dhe e lodhjes a do të ishin

burim kënaqësie në një rast të tillë? Padyshim, jo dhe për asnjë.

Homeri gjithashtu na tregon se Sizifi kishte lidhur me zinxhirë Vdekjen,

vazhdon citimin Kamy-ja. Plutoni nuk mund ta duronte këtë pamje të

shkretë të mbretërisë së vet. Ai dërgoi perënditë e luftës të çlironin vdekjen

nga duart e ngadhnjimtarit.

Ky citim i duhet autorit të arrijë në përfundimin se Sizifi i përçmonte

perënditë, se ai donte të vepronte ndryshe, i lirë prej tyre, të shijonte

pasionet e jetës i shpenguar. Mos vallë në këtë rast nuk kemi të bëjmë me

një hero absurd, por anarkist? Mos kemi të bëjmë me një orvatje për të qënë

96

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!