01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Sorin Chelmu tregon draftin e një manuali ku janë të shkruara të gjitha

rregullat që duhet të repektojnë dhe përmbushin fshatarët për të përfituar

nga fondet kombëtare dhe ato evropiane.

Një shembull ky që tregon se si këshillohen prodhuesit bujqësorë.

Nuk është vetëm ministria dhe organet e specializuara që po edukojnë

fshatarët. Në kanalin e radios shtetërore rumune, Antena Satelor redaktori

përgjegjës i kanalit, Gheorghe Gelmez më përmend programe që realizohen

prej tyre në bashkëpunim me organet e specializuara:

"Krahas informacioneve të dobishme për fshatarët që jepen në buletine nga

ministria përkatëse dhe organizata të tjera të specializuara, Antena Satelor

jep edhe një program të specializuar të përditshëm që titullohet, "Fshat

rumun, fshat evropian", ku trajtohen çështje që lidhen me anëtarësimin në

Bashkimin Evropian, ndërsa në mbrëmje është një program debat po për

këto çështje."

Zhvillimi në rajonin e Banatit

Atje ku tranzicioni ka qënë më i lehtë dhe ku është kuptuar më së miri

potenciali ekonomik i Rumanisë, është rajoni perëndimor i Banatit ku

ndodhet qyteti i Timishoarës, qyteti i katërt për nga madhësia në Rumani.

Prefekti i qytetit të Timisoarës, Ovidiu Draganescu shpejgon se impakti i

Evropës në rajonin e Timishit nuk u ndje shumë, pasi ky rajon ka parë

invenstime të huaja që prej vitit 1992 kryesisht nga Italia, Gjermania,

Austria dhe Franca.

Prefekti i Timishoarës thotë se biznesi i shit-blerjes është rritur

"Forca punëtore ka qënë e punësuar dhe në këtë rajon ne nuk kemi patur

grupe të mëdha njerëzish që të emigronin jashtë pas anëtarësimit në BE."

Prefekti thotë se në procesin e zbatimit të standarteve evropiane, gjysma e

njësive në blegtori mbyllën dyert e tyre pasi nuk i përmbushnin standartet.

Ky ishte impakti i parë. Kjo ndodhi nga që investitorët nuk deshën të

investonin në këto njësi, ndoshta përfitimet ekonomike nuk ishin aq të

mëdha sa të mbulonin kostot, shpejgon zoti Draganescu.

Investimet e mëdha në këtë rajon janë parë në fushën e industrisë dhe

prodhimeve ushqimore.

Në Timish, Alkatel ka pas Parisit qendrën më të madhe, në fushën e

prodhimeve ushqimore, Smithfiled kompania amerikane e mishit që më

parë ishte e vendosur në Poloni, ka mbi katër vjet që është e vendosur këtu.

Por çfarë ndodhi me atë bujq dhe blegtorë që e panë se nuk mund të arrinin

standartet?

"Në Timish, pronar tokash që nuk e shfrytëzojnë tokën për bujqësi apo

blegtori janë në biznesin e shitblerjes së tokave. Shumë njerëz në këtë pjesë

të Rumanisë janë pasuruar duke shitur dhe blerë toka," thotë prefekti

Draganescu.

226

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!