01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kërkova një stilolaps fqinjëve, në anglisht. Mora vesh se ishin rumë të

Stambollit, stambollite që jetonin në lagjen Levend. Zonja më zgjati me

respekt e me një mirësjellje të veçantë stilolapsin, më sqaroi se vetë ishte e

martuar në Athinë dhe po shkonte bashkë me të ëmën ta çonte në shtëpinë

ku kishte lindur e ishte rritur. Greqishtja e tyre e Stambollit ndoshta ishte

fanariote. Sidomos zonja e fisme shtatlartë, me finesën, veshjen, anglishten

korrekte dhe sjelljen e kulturuar më la një mbresë të veçantë. Ndofta gjak

fisnik, fanariot. Kushedi?!

Nga gjiri i rumëve greqishtfolës të Stambollit kanë dalë shumë personalitete

si në shekuj ashtu edhe sot. Nuk do të lija pa përmendur profesoreshën e

filozofisë, zonjën Joana Kuçurati. Ajo është kryetare e shoqatës filozofike

turke dhe për një kohë të gjatë ka qenë sekretare e përgjithshme e shoqatës

filozofike botërore me qendër në Zvicër. Disa prej punimeve të saj i kam në

bibliotekën time. Nga rumët e Stambollit ka qenë edhe kryetari i komitetit

organizator të Lojërave të fundit Olimpike të Athinës. Sipas shtypit turk në

të ritë e tij ai ka luajtur si basketbollist me ekipin prestigjioz të

“Fenehbarçes” të Stambollit. Më pas emigroi në Athinë. Një rrjedhje, një

bjerrje e vazhdueshme e “trurit” rum në shekuj deri sot. Me shpejtësi po

shkohet drejt humbjes, zhdukjes së tij...

Kam shkuar shumë herë në Ishujt e Princave apo Ishujt Prinkipo në detin

Marmara ose siç u thërresin thjesht turqit “Adalar” (Ishujt) që janë pranë

pjesës aziatike të Stambollit, rajonit të Kadiqoit. Aty akoma banojnë rreth

10.000 banorë, të cilët me shumicën e tyre janë rumë greqishtfolës. Ato janë

9 ishuj, 2-3 prej të cilëve të pabanuar. Më të mëdhenjtë e tyre, ku banon

shumica e popullsisë, janë Byjukada, Hejbeliada dhe Kënallëada. Kam parë

fytyrat e banorëve vendas që rrojnë aty prej shekujsh. Kam parë artitekturën

e banesave, vilat, rrugët, pajtonet që i bien kryq e tërthor ishujve ngarkuar

me turistë dhe, çuditërisht, më kujtojnë diçka nga Shqipëria, nga njerëzit

tanë, nga toka jonë, nga arkitektura e ndërtimeve tona. Kam dëgjuar njerëzit

të flasin veç turqishtes edhe greqishten e Stambollit. Kam parë me

vëmendje sjelljet e tyre, qëndrimet e tyre, kam përcjellë, sa herë kam shkuar

në ishuj, pastërtinë e tyre, veshjen e tyre, zakonet e tyre, qytetërimin e tyre.

Ai sikur më sjell, ashtu mbyturazi, jehonën e një bote tashmë të perënduar,

botës bizantine. Ata sa vijnë e rrallohen dhe aty vendosen vazhdimisht

banorë të rinj.... Dikur aty kanë ardhur rilindësit tane dhe ata osmanë, si një

Hoxha Tahsin, një Sami Frashër, një Naim, një Pashko Vasë, një Ismail

Qemal, një Munif Pashë, një Ahmet Xhevdet Pashë etj. etj. Ishujt, si në

shekuj në të kaluarën ashtu edhe sot, kanë qenë vend verimi e vend pushimi.

Vilat dy-trekatëshe apo më të mëdha qarkojnë ishujt. Aty vinin në kohën e

Naimit pasanikët e Stambollit me familjet e tyre, pashallarë e bejlerë,

funksionarë të lartë të shtetit, rumët e pasur, armenët, jahudinjtë (çifutët),

por edhe personalitete të artit e të shkencës, , të arsimit e të kulturës, madje

një pjesë e tyre kishin vilat verore (jazllëk-et-turqisht – L.B.). Në Hejbeliada

258

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!