01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ngaqë kish dush vajguri dhe kanoçe me grup për të parë italianin, si të

Demirit që fitonte gjithmonë bastet në lojën me qeleshe dhe me targa

makinash, Demirit me të cilin nuk duhet ziheshim se prindërit e tij, njëri

kasap e tjetra shitëse ushqimesh, na jepnin mish të grirë dhe kafe për festa.

Ândrra … Por pak prej tyre ndodhën dhe u kryen me të vërtetë.

2.

Sidoqoftë, ti ke qenë me fat, o miku im prej letre, që më vështron me gojën

hapur e me ato saçma plumbi drejt e në sy. Ti ishe vërtet me fat, se linde i

pari nga dy vëllezërit Leka dhe nuk veshe kurrë rroba të lëna nga ndonjë

vëlla më i madh, siç qe zakon atyre kohërave. Nuk veshe as bluza të ngrëna

në bërryle e të holluara në jakë, nuk veshe as pantallona me vrima në gjunjë

e të grira nga pas, nuk mbathe as këpucë me shoje të hequra a të rëgjuara që

donin gjysma sa herë që fillonin shirat.

Ne, fëmijët e rritur si Tom Sojeri, me çelës në qafë, lidhur pikërisht aty ku

sot djemtë e mi varin shenjën "Nike" apo “Tribal Age”, i kishim të dyja:

kishim ândrra edhe arna. Arnat, sidomos ato dyshet, arnat binjake, ildisur

me kujdes nga duart e nënave, sot mund të them se u ngjasonin plagëve

tona. Ato ishin gjithashtu dritaret përmes të cilave ne shihnim si na ikte

përduarsh e përkëmbësh fëmijëria. Ato ishin dylbitë prej rrecke prej nga ne

shikonim...ândrra.

Atëherë, në durrësakçen tonë, u thoshim ândrra pikërisht arnave,

mballomave në gjunjë e bërryle, ndërsa ândrrave u thoshim siç na i mësonin

në shkollë – ëndrra. Se ëndrrat ishin të lehta dhe ândrrat të rënda. Atëherë as

ti dhe as unë nuk e dinim, e as që e mernim me mend, se sa e rrezikshme qe

për një fëmijë të ngatërrontë andrrat me ëndrrat.

Sot mund edhe ta krijoj enkas për ty një katalog arnash, duke i ndarë ato në

arna bërrylash dhe arna gjunjësh, arna në formën e hartave të shteteve të

botës, arna në formë gjethesh, arna të qepura me nxitim e me fije jashtë,

arna të qepura me kamuflazh, me fije të padukshme nga brenda. Kishte arna

jeshile, arna bari dhe arna të kuqërremta, arna dheu. (Për arnat e barit hanim

dru, se nuk dilnin as me sapun e as me ilaç Milva, për arnat e kuqërremta

hanim të shara.) Të gjithë ç’ishim fëmijë, kishim arna dhe i fshihnim dhe

s’di pse i fshihnim dhe s’di nga cilët e fshihnim, kur të gjithë kishim arna.

Por pas atyre vrimave ngallmuara me pè, të arnuara, ândrronim, ëndërronim

edhe ne, aq sa mund të shihte e aq sa mund të dinte një fëmijë: Një palë blu

xhinse, një palë këpucë me taka futbolli e një bluzë “Adidas”, si ajo që

vishte Hans Myleri në revistë dhe një “bursë” të mirë liceu për në

“konservatorin” e Arteve në Tiranë. Kaq kërkonim atëherë ne fëmijët e asaj

kohe dhe nuk dinim asgjë më shumë se kaq. Kishim dëgjuar gjësend për

363

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!