01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kosovë, sidhe të një monografie të studiuesit Nos Xhuvani kushtuar

klerikut atdhetar Visarion Xhuvani, gjithashtu në rumanisht.

Duke qënë se thelbin e statutit dhe të programit të Shoqërisë Kulturore

Shqiptare Haemus, e përbën shqiptarizmi, është parashikuar që idetë,

opinionet dhe propozimet e mjaft antarëve dhe antarëve të saj të nderit, -

personalitete shqiptare dhe evropiane, - për probleme që lidhen me

thellimin, përmirësimin dhe diversifikimin e mjeteve dhe mënyrave të

njohjes sa më mirë nga bota të historisë, kulturës dhe vlerave qytetëruese

shqiptare, të botohen në vazhdimësi në faqet e revistës Haemus, por edhe në

trajtë broshurash apo librash në gjuhë të ndryshme. Si ilustrim, mund të

përmendim intervistën e gjerë që na ka dhënë antari i nderit i Shoqërisë

Kulturore Shqiptare Haemus, nunci apostolik i Selisë së Shenjtë, dekani i

Trupit Diplomatik të akredituar në Bukuresht, Jean-Claude Périsset, i cili

tani së fundi është transferuar në të njëjtën detyrë në Berlin. Vlerësimet e

larta dhe simpatia e çiltër për kombin tonë, të shfaqura nga ky klerik e

dijetar i dalluar, janë përfshirë në numurat e tanishëm të Haemus-it.

Paralelisht, Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus vazhdon punën për

qëmtimin dhe sistemimin e materialeve të pasura arkivore, që lidhen me

Koloninë Shqiptare të Rumanisë, çka do të shërbejë si bazënisje për

hartimin dhe botimin e një historie korrekte dhe gjithëpërfshirëse të saj.

Këtu kemi parasysh jo vetëm veprimtarinë e dendur e të shumanshme të

Kolonisë Shqiptare të Rumanisë gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, në

të mirë të çështjes mbarëshqiptare, - hartim alfabetesh të shqipes, botime

revistash, gazetash e librash, shfaqje artistike me theks atdhetar, kërkesa

drejtuar organizmave ndërkombëtare në mbrojtje të trojeve shqiptare, -

përfshi organizimin në kryeqytetin rumun të mbledhjes historike të 12/25

nëntorit 1912, të kryesuar nga Ismail Qemali, ku u hartua dhe u miratua

platforma e Shpalljes së Pavarësisë së Atdheut, por edhe ndihmesën e vyer

që Kolonia Shqiptare e Rumanisë ka dhënë, përmes personaliteteve të saj të

shquara dhe mbajtjes së lidhjeve me simotrat e saj në Bullgari, Turqi,

Egjipt, Itali, SHBA e, në radhë të parë me atdhetarët e luftëtarët në trevat

shqiptare, për njësimin e platformës dhe bashkërendimin, në kohezion të

plotë, të përpjekjeve për ruajtjen e tërësisë territoriale, gjuhës, traditave dhe

kulturës kombëtare.

Disa figurave madhore, si Dora d’Istria (Elena Gjika), Naum Veqilharxhi,

Nikolla Naço, Ibrahim Temo, Dervish Hima, Jani Vreto, Lasgush Poradeci,

Asdren, Vangjush Mio, Kristaq Antoniu etj, që kanë luajtur rol tepër aktiv

në etapa të ndryshme të ekzistencës së Kolonisë Shqiptare të Rumanisë, do

t’u kushtohen kapituj më vete. Të tillë do t’i rezervohen edhe ndikimit të

fuqishëm që patën në radhët e shqiptarëve të kudondodhur librat e

307

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!