01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

grup, mbi gjendjet shpirtërore, emocionale dhe mendore të njeriut. Kështu,

bie fjala, një njeri mund të jetë tepër i zgjuar, por njëherazi gjithaq mizor; i

arsyeshëm, por edhe i acarueshëm, aq sa ta humbë fare toruan. Të gjitha

këto gjendje mund „të mbillen” tek njeriu përmes llojlloj idesh e mendësish.

Qarkullon një literaturë e tërë me këtë temë. Por edhe filma „thriller”, apo

më shqip „filma tmerri”.

Mund të shtrohej pyetja: përse njeriu nuk i përdor arritjet në lëmin e

psikologjisë në dobi të tij, jo kundër vetvetes. Sepse hasim në qëndrime

moskokëçarës ndaj dhunës e mizorisë që vërshon përmes ekranit të madh e

të vogël. Nuk na falet që, në vend t'u themi ndal „krijimeve” të tilla, i

„shijojmë” edhe vetë, madje u bëjmë edhe reklamë! Afishe të panumurta, të

ngjitura në mure e xhame, njëlloj si librat me krime, përhapin agresivitet e

tmerr. Nuk janë të rralla rastet kur stacionet televizive, shtetërore e sidomos

private, transmetojnë pa kursim gjëra të këqia, të shëmtuara.

Lavdi Zotit, rreth nesh ka edhe shumë gjëra të bukura. Edhe filma, edhe

libra, edhe emisione televizive, të cilat meritojnë gjithë vëmendjen tonë,

sepse na mësojnë të jemi më të mirë në çdo drejtim. Pra, varet se çfarë

zgjedhim. A mund të ndikojmë edhe tek të tjerët? Sigurisht që po. Ashtu

sikurse bëhen kaq "përgatitje" për të na shkatërruar, mund të bëjmë edhe ne

shumë "kundërpërgatitje" për ta dërrmuar të keqen e për të krijuar një botë

më të bukur. Kultivimi dhe ngulitja tek njerëzit e gjërave të mira kërkon

edukim të shëndetshëm dhe qëndrim korrekt ndaj jetës në kuptimin që

dijenitë shkencore t'i përdorim në dobi të njerëzve. Për nevojën e qëndrimit

të përgjegjshëm të shkencëtarëve, i pari ka tërhequr vëmendjen Zholio Kyri,

kur foli për rrezikun e përdorimit të gabuar të arritjeve të shkencës.

Vetëm duke u përpjekur që aftësitë dhe veprimet tona do të vihen vetëm e

vetëm në shërbim të së mirës, do të gjenden edhe zgjidhjet për shkuljen nga

rrënjët të flagjelit të quajtur terrorizëm, dhe të të këqiave të tjera të kësaj

bote: në radhë të parë rendja pangopësisht pas interesit të ngushtë vetjak, i

cili nuk njeh as mëshirë e dhëmbsuri, as humanizëm e dashuri, përderisa

nuk e ka për gjë të përfitojë mizorisht nga hallet e njerëzve, duke hedhur në

kthetrat e vdekjes gra e fëmijë, sikurse ndodhi në Gërdecin e martirizuar.

Gjithçka varet prej nesh. Prej qëndrimit tonë, prej pjekurisë sonë, prej

vullnetit tonë, prej shkallës së dëshirës sonë për ta ndryshuar botën në të

cilën jetojmë, duke filluar nga vetvetja.

203

Vëzhguesi i Haemus-it

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!