01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Veprimtaria teatrore e „Dëshirës” ishte, po ashtu, e gjerë. Të hollat e

mbledhura nga pjesët e vëna në skenë, dërgoheshin në Shqipëri.

Nuk mund të lemë pa përmendur ndihmesën e madhe që ka dhënë në ato

vite shqiptari katolik Josif Bagëri me botimin e gazetës demokratike

„Shqypeja e Shqypnisë”.

Deri në vitin 1912, mërgimtarët shqiptarë në Bullgari patën përkrahjen e

shtetit bullgar në luftën për zgjidhjen e çështjes kombëtare, sepse interesat

dhe gjendja ishin të njëjta për të dy vendet.

Për fat të keq, me kalimin e kohës, veprimtaria dhe shpirti atdhetar i

„Dëshirës” u zbehën, sidomos me krijimin e një simotre rivale, e quajtur

„Gjergj Kastrioti”. Ky ishte sinjali i parë i përçarjes së kolonisë shqiptare në

Bullgari. Më 1928, orvatjet për bashkimin e dy shoqërive të mësipërme,

dështuan. Më 1933, në 40-vjetorin e themelimit të „Dëshirës”, u vendos dhe

u realizua hedhja në letër e historikut të saj, që ruhet në Institutin e

Ballkanistikës në Sofje, si dorëshkrim me titull „Shënime historike mbi

themelimin dhe veprimtarinë e shoqërisë shqiptare kulturore arsimore në

Sofje - vitet 1893-1939” [13] , me autor Leonid Grabockën.

Që t’u avitemi paksa agimeve të shekullit XX, vjetari statistikor i Rumanisë

i 1930-ës paraqit të dhëna, sipas të cilave numuri i shqiptarëve në atë vend

ishte rreth 10.000. Numuri i shqiptarëve në Bullgari, natyrisht, ka qënë më i

pakët dhe nuk kemi të dhëna të sakta. Në periudhën midis dy luftrave,

njëherazi me ardhjen në Rumani për studime të shumë të rinjsh shqiptarë,

mund të flitet për një rigjallërim të bashkësisë shqiptare, e cila kishte edhe

shtypin e saj. Ndër më aktivët dhe më të përkushtuarit ndaj kauzës shqiptare

ishin prozatorët e poetët Aleksandër Stavre Drenova (Asdren), Lasgush

Poradeci, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Ali Asllani, Viktor Eftimiu,

gazetarët Foqion Postoli e Nik Pemma, mjeku Ibrahim Temo, piktori

Vangjush Mio, këngëtarët e operës Mihailesku Toskani dhe Kristaq Antoniu

etj.

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, numuri i shqiptarëve të mirëfilltë dhe i

atyre me zanafillë shqiptare, që jetonin në Rumani, ishte afro 40.000.

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore shqiptarët e Rumanisë u organizuan në

një Komitet Antifashist Shqiptar, i cili pas lufte u shndrrua në Komitetin

Demokrat Shqiptar. Ky i fundit u çthemelua në mënyrë abuzive në vitin

1953. Bashkimi Kulturor i Shqiptarëve të Rumanisë (UCAR), që u krijua

më 1990, shpalli si pikësynim kryesor „mbrojtjen e interesave kulturore të

etnisë shqiptare të vendit tonë (Rumanisë - sh.y.), thellimin e njohjes së

kulturës, gjuhës dhe historisë së popullit shqiptar” [14] . Të njëjtat pretendime

ka tani edhe Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), e cila u

krijua më pas.

31

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!