01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

BASHKËSI / COMUNITATE

ARDIAN-CHRISTIAN KYÇYKU

Lulja dhe dora që e këput

(Mbi jetën dhe flijimin e Monsinjor Vladimir Gjikës)

Moto: “Vdekje dhe pluhur, bekojeni Zotin. Bekoje Zotin ti, vdekja ime, kalbja ime,

bekojeni Zotin! Gjëra që do të lindeni prej meje kur unë s’do të jem në këtë botë,

bekojeni Zotin! Heshtje rreth kujtimit tim, bekoje Zotin edhe ti… Shpirti im, që

s’duhet të vdesësh ndonjëherë, thirre përjetësinë tënde tashmë të filluar, tek bekon,

qysh nga ky çast, Zotin!”

Monsinjor Vladimir Gjika

Një pikë gjaku që mund të lëvizë mendësinë

Nuk dihet me saktësi, por mund të përfytyrohet se betimet që mbyllen me

“gjer në pikën e fundit të gjakut” i kanë rrënjët në një traditë bese që

nënkupton flijimin e pranuar me vetëdije të plotë dhe pa kurrfarë

keqardhjeje. Pa atë pikë të fundit të gjakut, as përbërja e gjakut nuk është e

qartë, as flijimi, as përkushtimi i atij që derdh gjakun. Një pikë e tillë ishte

padyshim prej gjaku shqiptar dhe u end për mbi 80 vjet në rrembat e njërit

prej mistikëve të mëdhenj të Evropës e më gjerë, vlastarit të familjes

princërore Gjika, – që pat mërguar nga jugu i Shqipërisë në Rumani gjatë

shekullit XIII, – meshtarit Vladimir Gjika, për veprimtarinë dhe jetën e të

cilit flitet heraherës dhe pakkush ia përmend prejardhjen.

Tek përpilon një listë të gjatë me anëtarët e familjes Gjika, eshtrat e të

cilëve prehen në Varrezën “Le Mée-sur-Seine” pranë Parisit, Jean-Yves

Conrad thekson se “mbi muranën e varreve gjendet emblema e familjes dhe

në të dy krahët e saj: dy gërma greke, që dëshmojnë prejardhjen shqiptare

të familjes Gjika”. Nuk është rasti i parë e as i vetmi kur prejardhja

shqiptare e dikujt mezi del në shesh, ndonëse kjo prejardhje mund të fshihet

aq sa ç’është në gjendje të fshehë një gërmë bojën me të cilën është shkruar.

Nga ana tjetër, gjatë jetës së tij të gjatë, të mundimshme e lartuese,

Monsinjori Vladimir Gjika nuk dihet të ketë lënë ndonjë dëshmi se ishte,

ose ndihej shqiptar. Por kjo ka ndodhur me mjaft shqiptarë që mishërojnë në

gjuhë e popuj të tjerë maja të genit njerëzor. Në rastin e Monsinjorit,

përkushtimi fetar tret në vete prejardhjen etnike dhe e njëson në heshtje e

frymëmarrje hyjnore me atë kontinent të padukshëm drite, të cilin të gjithë

271

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!