01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

LIBRARIUM

Botimet Haemus dhe veprimtari të Shoqërisë

Kulturore Shqiptare Haemus të Bukureshtit

Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus, e krijuar në kryeqytetin e Rumanisë

dy vjet më parë, tregon vëmendje të posaçme për popullarizimin e vlerave

tona mbarëkombëtare, sidhe të popujve të tjerë të rajonit e më gjerë,

nëpërmjet botimeve të ndryshme. Kjo realizohet nga dy hallka të Shoqërisë

së lartpërmendur: Shtëpia Botuese Librarium Haemus dhe revista evropiane

Haemus (e përtremuajshme, me 200 faqe), e cila në Panairin e 9-të të Librit

në Prishtinë, në maj të 2007-ës, u nderua me „Mirënjohje” me motivacionin

„për afirmimin e letërsisë shqipe në botë”.

Përmendim veçmas faktin që në fund të vitit 2006, dy numura të revistës

Haemus i janë kushtuar tërësisht Kosovës - traditave, zakoneve, virtyteve,

krijimtarisë letraro-artistike dhe shkencore, luftrave të paprera kundër

pushtuesve shovinistë, për liri e pavarësi, vlerësimeve të personaliteteve të

shquara kombëtare dhe të huaja për Kosovën etj. Mjaft nga këto materiale u

përgatitën në rumanisht, çka gjeti jehonë të fuqishme në lexuesit e kësaj

gjuhe, si në Rumani, ashtu edhe në diasporë. Në letrat e mesazhet e

dërguara në redaksi, shumë prej tyre kanë shfaqur kënaqësinë që, përmes

dokumenteve shkencore të mirëfillta, të paraqitura e të zbërthyera

shkencërisht me argumente në faqet e revistës Haemus, iu dha mundësia t’i

njohin në dritë të vërtetë zhvillimet e sotme në Kosovë dhe sidomos

historinë e lashtë të Kosovës e të banorëve të saj - pasardhës të

drejtpërdrejtë të ilirëve.

Ndërkaq, Shtëpia Botuese Librarium Haemus ka vënë në qarkullim një

numur të kënaqshëm veprash të fushave të ndryshme, ndër të cilat: romanin

„Trashëgimtari i oligarkut” të autorit azerbaixhanas Çingis Abdullajev

(përkthyer në shqip nga Anesti Qirinxhi); romanet e Ardian-Christian

Kyçykut „Home” dhe „Puthmë skelet” (të dy në shqip); antologjinë

„Bukuria që vret” (në rumanisht), me krijime të zgjedhura të tetë nga

prozatorët klasikë shqiptarë (vëllimi i parë); antologjinë e poezisë rumune

(në shqip), me 185 autorë; librin „Toka shqiptare” (në rumanisht), të autorit

Abdullah Zeneli, me mbresa nga qëndrimi në Korçë i vëllezërve kosovarë,

në muajt e vështirë të 1999-ës; vëllimin „Anija e gjumit” (në rumanisht), të

Arian Lekës, me mbi 100 poezi; vëllimin poetik „Libri që nuk mbyllet” (në

rumanisht) të Ali Podrimjes, me 93 poezi; monografinë „Gjurmët e një

arkitekti” (në rumanisht), të Koço Mihos, kushtuar arkitektit të shquar

305

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!