01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

"paspatin", siç e thërrasin në të folmen e hotelit, që i afrohet me këmbën e

çalë tek veshi e i rrëfen se si filanit i fluturoi gruaja dhe ia la në derë të dy

fëmijët e mitur dhe se si filanen e ndau burri se nuk dinte të gatuante

gjellërat e tij të preferuara, ia këput një të qeshure që gjëmon duke i thënë

"pëshpësit" ik se më "vdiqe" tani, fut, duke manovruar me mjeshtëri karron

e gjatë prej hekuri të ngjeshur të zi, në ashensorin e tretë, djathtas, pikërisht

atëherë, del nga porta e repartit "Omikron" Babi, përgjegjësi i kamarierëve,

duke përdredhur si gjithnjë atë zinxhirin e hollë e të gjatë që ua përcëllon të

pasmet kamariereve, sidomos atyre bukurosheve ose "kuklave", siç u thonë

në dialektin e hotelit, i bërë i kuq nga inati, mërmërit: "po të kapa..." dhe:

"Do të ta këpus kokën si pulë...",

-"Ej Vangjeloo.., e pe gjë atë macen"? -i bërtet gati në të mbyllur të portës

së ashensorit dhe Vangjeli me zërin e tij prej basi këput një: -"jo, as sot s'e

pashë gjëkundi, palaçon..." -dhe sërish gjëmon po ajo e qeshur, që pasohet

po nga një mori të qeshurash kamarierësh, pjatalarësish, pastruesish,

barmanësh, përgjegjësish e lloj lloj punonjësish që këngëzonin korridorin e

hotelit stërmadh.

Vangjeli, pasi del nga ashensori, duke manovruar si pehlivan karrocën

hedhurinangrënëse që e ka turirin të gjatë si feçkë elefanti, për të mos ta

përplasur pas ndonjë muri apo këmbe, si çdo ditë mërmërit me zë të lartë

një nga ato këngët e tij të preferuara, pasi i thotë Maries, që shërben në

repartin e njerëzve me rëndësi, apo V.I.P.-ëve siç shkruhet në atë tabelën me

dritë të kuqe, se sot është bërë si "Perëndeshë", pasi hap derën e rëndë të

hapësirës ku depozitohen hedhurinat, apo siç shqiptohet në gjuhën e hotelit

"Ramb-ës", pasi shkarkon ata koshat e mëdhenj e të rëndë me mbeturina, që

ta bëjnë mesin të ulërijë, pasi i thotë maces, -dil tani se na i morën të keqen

edhe sot, pasi e ndjek me nxitim dhe i bërtet, -ik, ik, se do vijë ndonjë dhe

na del boja pastaj, vështron i kënaqur, me sytë që i ndrijnë nga hareja, se si

macja, si mace që është, kacaviret sa të hapësh e të mbyllësh sytë nëpër ca

vrima e të futura, nëpër ca tuba e xhepe, nëpër ca shkallë e "fotagogo-ra"

dhe me peripecira e sakrifica, më në fund ia del të mbrijë në katin sipëror,

pasi kalon duke u tundur e shkundur si zonjë e rëndë hapësirën a pamasë të

tarracës, ulet pikërisht aty ku është zhezlongu luksoz veshur me lulka e

shiltera ngjyra ngjyra, aty ka kohë të shijoj diellin, të ëndërrojë kohën e artë,

kur bridhte si vagabonde rrugëve për të jetuar, kur u jepej maçokërve që me

vështrimin e parë, kur plaka e shtëpisë së bardhë me tjegulla të kalbura e

bënte bijë në shpirt dhe e jargaviste çdo minutë me dashurinë e saj të

çuditshme, kur hante dhe pinte ç'të gjente dhe koha për dashuri i mjaftonte e

i tepronte.

332

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!