01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ka dëgjuar thirrjen e Zotit, – do t’ia zëvendësojë të atin jetimit me një At

prej Dashurie që aq dhembshurisht bekon e mbron vejushat. Vladimir Gjika

shkon për studime në Tuluzë e më pas në Paris, ku do të ndjekë njëherazi

Fakultetin e Shkencave Politike, kurse mjekësie, botanike, arti, letërsie,

filozofie, historie dhe drejtësie. Më pas do të kryejë Fakultetin dominikan të

filozofi-teologjisë në Romë (Angelicum), ku do të mbrojë edhe doktoratën

në teologji.

Më 13 prill 1902 konvertohet në katolicizëm bashkë me kushërirën e vet,

Natalinë, mbretëreshë e Sërbisë, në Kishën Shën Sabina të Romës. Kur e

pyesnin pse kaloi në katolicizëm, përgjigjej me një buzëqeshje të

pazbërthyeshme: “Që të jem më ortodoks”. Ishte hapi i parë i dukshëm për

hir të pajtimit mes dy pjesëve të Kishës.

Meqenëse i vëllai ishte konsull i Rumanisë në Selanik, Vladimir Gjika

shkon atje për pushime dhe ndodh të njihet me Motrën Pucci, bashkë me të

cilën do të themelojë Grupin e Zonjave të Bamirësisë. Është vetëm fillimi i

një veprimtarie që do t’i lerë pa gojë bashkëkohësit, ndonëse Vladimir Gjika

punonte në heshtje të plotë, në hijen që ndan e njëson dy botët. Kujdeset për

të sëmurët nga kolera dhe merr pjesë në shërbimet shëndetsore gjatë luftës

ballkanike më 1913. Në fund të shtatorit 1918, Këshilli Kombëtar Rumun i

Parisit e cakton përfaqësues të vetin pranë Papës Benedikt XV. Më 7 tetor

1923, në moshën pesëdhjetë vjeçare, Kardinali Dubois, Kryepeshkop i

Parisit, e shuguron prift. Dy ditë më vonë, Papa i jep të drejtën të meshojë

në të dy ritet: latin dhe bizantin – e drejtë që nuk e ka pasur asnjë meshtar

tjetër.

Bashkë me doktor Pauleskun (zbuluesi i vërtetë i insulinës) Monsinjor

Vladimir Gjika hedh në Bukuresht themelet e spitalit “Saint Vincent de

Paul”, që do të shndërrohet më vonë në Institutin e Endokrinologjisë. Mes

viteve 1924 dhe 1938 ndërmerr një sërë udhëtimesh, – Romë, Paris, Kongo,

Sidnei, Buenos Ajres e deri në Japoni, – për të qenë i pranishëm në tubime

të ndryshme ekumenike, por edhe kur qoftë edhe një shpirt i vetëm e thërret

për ndihmë. Sepse asnjë banor i këtij planeti nuk është i huaj dhe nuk

dëbohet nga dashuria e kulluar, mbitokësore, e Monsinjorit, në një kohë kur

njeriu (“Kurora e Krijimit”, që do ta përdhosnin edhe me togfjalëshin

“kapitali më i çmuar”) jeton pezull, në pritë, e sikur mezi duron gjer t’i bëjë

gjëmën të afërmit, të largëtit, kujtdo, e as i shkon mendja se kësisoj i gatuan

vetes të njëjtin fat.

Me shaka, Papa Pius XI e quante Monsinjorin “endacaku i madh apostolik”.

Anembanë, ky “apostull i shekullit XX”, siç e cilëson Jean Daujat,

shpërndan dritë. Është, në fakt, një dhurim pa kufij, një përkushtim që

përqafon gjithçka dhe synon të pajtojë gjithçka. Shërbesa e tij shtrihet në të

gjitha mjediset, që nga kokat e kurorëzuara, udhëheqësit e shteteve,

politikanët, filozofët, artistët, shkrimtarët, teologët e deri tek anarkistët,

okultistët, homoseksualët dhe të përdalat. Gjatë udhëtimeve, por edhe gjatë

274

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!