01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Për mjeshtrat e fjalës shqipe, historikisht roli i anijes ka qenë i dyfishtë.

Anija vinte e paftuar nga jashtë dhe sillte mortjen, mirpo anija dilte me ose

pa leje nga brenda dhe sillte shpëtimin, duke dëbuar nga hapësira e vet

fatkeqësinë. Anija si mit shpirtëror i shqiptarit, si plotësim i lirisë së

pamundur, të ëndërruar, të synuar jetavdekje. Anija si shprehje e lexueshme

dhe e ndjeshme e lëvizjes kozmike, e ikjes nga hapësirat e ngurtësuara, e

zhvendosjes (tjetër vend – tjetër fat), Anija që jo vetëm thyen kufijtë e

rehatisë, por që edhe bashkon dy hapësira, të cilat, në mungesë të saj, s’do

të ishin takuar kurrë. Poezia e Arian Lekës ngulmon ta vendosë Anijen në

qendër të Jetës, menjëherë pas Zotit, dhe të dëshmojë pa fjalë të tepërta se,

kur poetit nuk i mbetet as edhe një lexues, as edhe një dëgjues, as edhe një

shpirt binjak, ai vazhdon të shkruajë për botën, për anijen, për heshtjen dhe

lëvizjen, apo edhe për gjumin, të cilin anija e merr me vete, duke lënë pas

vetëm zgjimin e të gjitha shqisave. Atë zgjim që mund t’u mësojë leximin

edhe gurëve të atdheut.

Dalje nga gjumi

Ideale do të kish qenë sikur krijimtaria e një poeti të shqyrtohej, sidomos

për lexuesin e huaj, duke përdorur harmoninë e brendshme të veprës së tij,

tingujt dhe ritmet, me rimat e dukshme e të padukshme amtare, ndonëse kjo

mund ta kish pakësuar dëshirën për t’ia lexuar veprën. Pasi lexon poezinë e

Arian Lekës, jo vetëm në shqip, por edhe në rumanisht, bindesh sërish se

muzika e verbit mund të hapë edhe dyert e ferrit, sidomos në prag të

globalizimit, kur zhurma ka marrë pushtetin dhe kur njeriu e ka shumë më

të lehtë t’u ngjajë gjithë të tjerëve se sa të vazhdojë t’i ngjajë Krijuesit.

Muzika e shqipes mori një plagë të tmerrshme shumë kohë më parë, kur si

rastësisht, zanoret e hapura, qiellore, nisën të zëvendësohen nga zanoret

vajtimtare dhe monotonizuese dhe t’i shtrojnë udhën së kobshmes gjuhë

druri. Mbytja e â-ve nga ë-të dhe shumëzimi i bashkëtingëlloreve hundore,

stomakore e kockore si shprehje e varfërimit të jetës e të trurit, mbetet një

nga tragjeditë e mëdha të shqipes, ndonëse forca e saj arriti dhe arrin të

nxjerrë ende kryevepra nga rrënojat e vetvetes. Muzika e Arian Lekës pahon

dhe synon të ndreqë pikërisht strabizmin brenda-gjuhësor të shqipes, duke

zbuluar tërthorazi edhe strabizmin nga i cili vuan sot gjuha njerëzore. Kurse

sa i përket mundimit tonë për të mos e lënë ndarjen e gjithanshme të na verë

nën thundër, ai mbetet një lloj i lumtur strabizmi, të paktën për shpirtin.

Ndoshta ngaqë trupi i ka ditët e numuruara dhe nuk dëmtohet nga pak poezi,

shije fluturimi a mbijetese. Aq më tepër kur mbrrin ai çast një mike pret t’i

mbijnë prej teje flatrat / në kohëra të errëta kur nuk mbijnë veç brirë 104 .

Bukuresht, verë 2007

104 Arian Leka, Kulishë të verbër, Strabizëm, botimet Ideart, Tiranë 2004, f. 108.

419

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!