01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E kështu leximi i tekstit vazhdon deri sa krijohet plotësisht harku i shenjave

të shenjta deri ta poezia Zoti (Kur isha fëmijë s’e njoha Zotin/ Ai më njohu

si fëmijën e vetë) dhe te poezia ZHYMI, njëra ndër pozitë më të bukura në

gjithë librin poetik, kur përfundimisht (vallë përfundimisht!!):

Shtëpia bëhet lëndinë e shkretë

E mbetet shenjë një grusht zhym

Është e kotë të rikthehem apo të shkoj tutje, sepse zhymi është një gjetje e

saktë poetike për përmbyllje edhe për këtë cikël, edhe për leximin tim të

tekstit të S. Hamitit deri këtu. Dhe, veçanërisht, vjegëz e fortë për të kaluar

te cikli tjetër.

Dy ciklet paraprake, që përbëjnë një veçanti uniteti, kapituj të një abetareje

për fëmijë të rritur, siç do të shprehet autori, ishin të ndërtuar në bazën e një

alfabeti me sistem të shenjave të kolektivitetit, me diskurset historike,

biblike, heroike dhe në formën e spikatur letrare librin poetik si

kundërpeshë (por jo kundërvlerë) e albumit poetik, madje edhe deri tek

format e vargëzimit si soneti (Ura, Veremi), apo monokolonshe (si Jeta,

Rrota e Perdja, me polisemi e nivele të shumta semantike, poezi këto

antologjike për mendimin tim, me përmasa planetare, të cilat, këtu, të tërat

do t’i sillja me kënaqësi); trevargshin, (Qimet, një sarkazëm e pastër,) dhe

distikun, te poezia me topikë të theksuar Llapi, etj. Të gjitha këto në

drejtpërdrejtshmëri të ndërtimit e kultivimit të sistemit poetik të universit

letrar të S. Hamitit.

4. ILIRIA (diskursi personal dhe impersonal)

Iliria është tekst edhe i shenjave të kolektivitetit. Autori ka përdorur veç

diskurseve historik, biblik dhe heroik, edhe diskursin personal dhe diskursin

impersonal. Këtë mund ta zbërthejmë duke hyrë në tekste të poezisë dhe

nga brenda të bëhet leximi. Te poezia Koha, (një poemth në vete), që në

libër është vënë pas poezisë Perëndimi, veç diskursit historik (Iliria: Agroni,

Teuta), shihet diskursi personal i autorit, të rrëfyerit në veten e tretë:

Nisën të rrethojnë një pamje të votrës (Agroni e Teuta, ndërtojnë diçka,

shtëpi klan, mbretëri, pasuri, familje), Aty në tehun e shkumës së deteve/

Ishin të zënë piskë se villte stuhia (gjeografikisht në brigjet e deteve si kufij

dhe vijë zjarri me sulmuesit- historikisht romakët pushtues), Nga deti

adrian kuaj valësh e tmerri/ e në malet rodopeshë cinc cingërima (përsëri

cingërima që e zbërthyem më lart), përleshjet e pashmangshme e Në hark e

shigjetë njohën vetveten duke vazhduar deri Albani e Kryetrimi (këtu

Gjergji i nënkuptuar, ndërsa poezia Gjergji në ciklin e parë, si diskurs

historik dhe si topikë e përbashkët e shqiptarëve),

268

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!