01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ushtri me kukullat tona, do vërë përpara dinozaurët, gjarpërinjtë, qentë,

rosat, Bob Sfungjerin, Supermanin, Spajdermanin, tanket e fëmijëve, armët

elektronike, gjithçka të krijuar për argëtim. Vitrinat do të mbushen me

kriminelë, kudo do të rrjedhë gjaku, vajzat do të përdhunohen, djemtë do të

bëhen eunukë, kudo do të shpërthejë dhuna.

Ne ua kemi bërë të qartë, rrini atje ku jeni, njerëzit ju kanë nderuar, por mos

prisni nga ne të merrni titullin e kukullës. Atë po u thonë edhe tani te porta,

prandaj po ulërijnë, qajnë e kërcënojnë, kërkojnë ushtritë që kishin për të na

sulmuar, mirëpo historia i ka lënë pa ushtarë, ka vënë vetëm ata në

monumente.

Është e çuditshme se këtu nuk vijnë shkencëtarët, shkrimtarët, poetët,

filozofët e figurat e tjera të shquara. Ata rrinë të duruar atje ku i kanë

vendosur, nuk ankohen, siç duket shkruajnë ende dhe nuk u shkon mendja

te argëtimi ynë, e mbaroi fjalën sqaruese tramieri.

Ndërkohë zhurma te dera filloi të shuhej. Monumentet po largoheshin pa ia

arritur të quheshin kukulla, Nameti i pa me sytë e tij se sa të trishtuar ishin,

si një funeral i gjatë i çuditshëm.

Në sallë argëtimi vazhdonte. Erdhi e mori në vallëzim një dorë me dy ora të

arta. Pastaj iu desh të ngrihej me Barbin, më pas kërceu një valle popullore

indiane me një kukull të zeshkët. Gjithnjë radhën e kishin damat, mirëpo

Ana nuk po vinte. E kërkoi me sy dhe e gjeti përsëri mes fëmijëve. Po i

mjekonte krahun një mjellme. Ana ia bëri me dorë, pastaj u afrua dhe

vallëzuan së bashku gjithë pjesën tjetër të natës.

-Qenke bërë vërtetë kukull,- i tha ai.

-jo vetëm për sonte,- i tha ajo.

-Mos gjendemi në parajsë?- i tha ai.

-E gjete,- i tha ajo.

-Gjithnjë me kukulla do të rrish?- e pyeti ai.

-Më pëlqen,- i tha ajo.-Me kukullat fëmijë më pëlqen më shumë. Më

thërrasin mama.

U afrua tramieri. I tha se mbrëmja kishte mbaruar dhe u duhej të ktheheshin.

Ana nuk ndodhej më aty. I erdhi keq që nuk u përshëndetën.

Dolën jashtë, atje ku i priste trami. U ngritën sërish fluturim, bënë disa

rrotullime të rrezikshme, nuk kërkoi më të shkonin te ai ishulli me emër

guri, se nata ishte me erë dhe binte shi. Trami u ul. Kur doli prej tij, shquajti

se ndodhej para shumëbanesës në rrugën Terpsihoris, ku kishte një hyrje të

vogël. U fut brenda pasi ngjiti shkallët e tre sipërive. Padashur hodhi sytë

mbi tavolinë, atje ku kishte lënë letrën e çuditshme brenda një zarfi me vija

blu, që e kishte ftuar të shkonte në ngjarjen më të bukur të jetës së tij.

Kërkoi gjithandej por nuk e gjeti kund.

Ndoshta fluturoi edhe ajo si unë, mendoi.

Sonte edhe ajo mund të ketë qenë kukull, një kukull prej letre, mendoi...

e hënë, 25-06-2007 P. Faliro

370

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!