01.06.2013 Views

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

Revista Haemus nr. 30-32 - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ESSE

HIQMET MEÇAJ

Mashtrimi në letërsi II

(absurdi te Miti i Sizifit të Kamysë)

esé

Shkaqet që më shtyjnë të ndërmarr këtë esé nuk janë të shumtë. Me anë të

saj, duke vazhduar idenë e mashtrimit në letërsi, më duhet të shprehem se

shkrimtarët, mes të cilëve edhe Kamy-ja, duan të na mbushin mendjen se

teoritë e tyre qëndrojnë më këmbë edhe duke na sjellë argumente anësore

nga një mit. Në këtë rastin e Kamy-së kemi një paraqitje klasike mashtruese

të mbrojtjes së idesë së absurdit, se lumturia dhe moskryerja e misionit

jetësor deri fund, janë themeli i jetës. Sipas këtij autori, Sizifi duhet të jetë i

lumtur në absurditetin e vet të mosçuarjes së gurit asnjëherë në majë të

malit. Mjafton vetëm përpjekja për të arritur në majë. Rezultati nuk ka

rëndësi.

Lexoj mitin, bazën e tij themelore, siç përshkruhet në një enciklopedi greke,

por që Kamy-ja na sjell diçka tjetër, të zgjeruar, e cila i shërben idesë që ai

kërkon të na përcjellë. Ja miti: Sizifi, djali i Eolit, mbret i Korintit. Sizifi

ishte i dëgjuar për veprimet e këqia të tij (nënvizimi im). Ngriti mure në

ngushticë, (aty ku sot ndodhet kanali-shënimi im) dhe merrte taksë të

rëndë nga çdo udhëtar (I detyronte kalimtarët të punonin për të- shënimi

im) . Për mëkatet e tij u dënua të shkonte në Skëterrë të rrokulliste një gur

të madh drejt majës së një mali. Por, sapo afrohej për atje, shkëmbi

rrëshqiste pas dhe ai e fillonte nga e para ngjitjen. Dhe ajo vuajtje e tij

vazhdonte pambarimisht. (Enciklopedia Idra, vëllimi 10, faqe 3493-3494,

botim i vitit 1987).

Vetëm kaq. Pra thelbi i mitit përbëhet nga njëra anë prej prapësirave dhe

mëkateve të rënda të Sizifit, nga ana tjetër prej ndëshkimit të tij. Është e

çuditshme se, sipas këtij varianti-bazë të tij, kemi në themel gurin nga kreu

deri në fund: Sizifi ngriti mur, kuptohet me gur dhe u ndëshkua të ngrinte

gur në Skëterrë, duke mos arritur të ngrinte më mur.

A nuk e ka ditur këtë thelb Kamy-ja? E pabesueshme ta pranojmë se nuk e

dinte. Po përse ai na e sjell mitin nëpërmjet degëzimeve të tij, nëpër

paraqitjet dytësore e jo në atë thelbësore?

95

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!